Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Berishës, protesta nesër do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur Tirana, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë.
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi mesditen e sotme një bashkëbisedim online me qytetarët, teksa u ndal te protesta e PD, që pritet të mbahet pasditen e nesërme. Sipas Berishës, protesta nesër do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur Tirana, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë.
Po ashtu, Berisha ka ndarë dhe detaje nga pjesëmarrja në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, duke theksuar mbështetjen që opozita shqiptare ka marrë nga liderët europianë.
'Mirëdita të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë bisedë timen në rrjetet sociale. Së pari edhe njëherë gëzuar Fitër Bajramin, nga zemra uroj që Zoti i madh t’ua kthejë të gjithë sakrificat në mirësi dhe mbarësi për ju dhe familjen tuaj. Sapo kthehem nga samiti i 50-vjetorit të Partisë Popullore Evropiane, një ngjarje jashtëzakonsisht e rëndësishme për këtë parti, e cila ka qenë më anëtarët e saj, lokomotivë kryesore e zhvillimit, prosperitetit, demokracisë në Evropë dhe ka rrezatuar fuqishëm në mbarë botën. PD, anëtare e asociuar e PPE, ishte e ftuar në të gjitha evenimentet ku u morën vendime shumë të mëdha, të rëndësishme së pari për vetë BE-në dhe për kompeticionin brenda këtij bashkimi ose kompeticionin e këtij bashkimi me rregulla të reja lehtësuese të mëdha për garën dhe biznesin. Diskutime të mëdha dhe vendime për Ukrainën, mbështetjen e saj të plotë si dhe rrugët e përballimit të krizës energjetike të krijuar tashmë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe dëmtimet e mëdha që Irani u ka shkaktuar instalimeve të naftës dhe gazit në rajonin më nevralgjik sa i përket energjisë në planet, rajonin e Gjirit Persik. Natyrisht në këto aktivitete unë takova shumë miq të hershëm, por edhe të rinj, takova kryeministra, kryetarë partish, personalitete të shquara. Diskutimi ishte sigurisht mbi gjendjen e Shqipërisë. Ajo që mund t’u them qytetarëve është se njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkoshtet apo një narkodiktaturë dhe Edi Rrama sot është një diktator në rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe në Evropë. Mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, nga liderët e këtyre partive, nga partitë e mëdha, CDU, partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.
Diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin me këto parti si dhe i njoha me vendosmërinë tonë, rezistencën tonë, kryengritjen tonë paqësore për të përmbysur këtë regjim të paligjshëm, zhvillimet dramatike të javëve të fundit, në të cilat Edi Rama mori përsipër të gjithë fajësinë, siç e ka, duke bllokuar sistemin e drejtësisë në mënyrë përfundimtare, paketën ligjore që po përgatit si mburojë për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Pra, mund të them se në këtë samit, PD pati vendin e saj të merituar dhe mori mbështetje shumë të madhe. Bëmë takime në parlamentin belg dhe në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, në të cilat ne informuam bashkëbiseduesit, miqtë tanë për të gjithë situatën dramatike që kalon Shqipëria. Me këtë rast unë shpreh mirënjohje të thellë për Partinë Popullore Evropiane, kryetarin Ueber, Sekretarin e Përgjithshëm Montserrat dhe të gjithë ata që mbështetën partinë gjatë këtyre viteve dhe e mbështesin sot fuqishëm në përpjekjet e saj për një Shqipëri ku qytetarët të votojnë të lirë, një Shqipëri demokratike. Falënderoj shumë të gjithë miqtë që takova aty për dashamirësinë që treguan, mbështetjen që treguan si dhe përfaqësuesit e parlamentit belg dhe parlamentit të Brukselit.
Pra mund të themi se demokracia shqiptare sot ka miq dhe mbështetës të mëdhenj dhe të vërtetë, opozita shqiptare ka miq të mëdhenj dhe të vërtetë, të cilët e mbështesin PD-në. Duhet t’u them këtu se ai që dikur pranohej apo shpallej në mënyrë absolute të paqenë si sukses, tani ylli i tij është shuar, është një figurë e nxirë. Rastisi, por ishte koincidencë, por gjatë kohës që ne ishim në Bruksel, Mali i Zi u votua për të mbyllur kapitujt e rëndësishëm, kurse Shqipëria mbeti në klasë dhe nuk i mbylli dot. Dhe i garantoj shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka asnjë progres drejt BE, përkundrazi ka kthim mbrapa gjithnjë e më të madh. Pra, këto doja të informoja në këtë bisedë shkurtimisht dhe të shfrytëzoj rastin të bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të përmbushim detyrën tonë ndaj këtij regjimi, të ngrihemi fuqishëm kundër Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, e cila më së fundmi mbylli edhe dyert e Evropës për Shqipërinë me mburojën që krijon për vjedhjet e tij dhe të organizatës së tij kriminale. Sot është një detyrë e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, se unë jam i bindur se shqiptarët votojnë për një Shqipëri në Evropë, një Shqipëri që integrohet në BE, votojnë për një Shqipëri që respekton shtetin ligjor, që lufton në mënyrë të vendosur dhe ligjore korrupsionin, të bashkohemi nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të treguar forcën tonë, shpirtin tonë të pamposhtur me kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana,' tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me organizimin për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Gjatë fjalë...
Edi Rama LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë në fazat e fundit për të formuar Entitetin shtetëror p&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi i naftës vazhdoi të rritej dhe prandaj u vendos rikthimi i Bordit t...
LALËZ- Detaje të reja po dalin nga zhvillimi i Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se gjat&eu...
Bordi i Paqes SHBA- Bordi i Paqes ka dorëzuar një propozim me shkrim që Hamasi të çarmatoset, një hap që militantë...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka nisur organizimin e protestës kombëtare që do të mbahet ditën e nesërme në Ti...
Air Albania dhe Rama ZVICËR- Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë &l...
Blendi Klosi LALËZ- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi kam dhënë datat se kur do të mbahen ...
Blendi Klosi LALËZ- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka nisur raportimin e tij në mbledhjen e Asamb...
LALËZ- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalëzit do të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS. Siç shihet ed...