LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro

Në takimin e tij me fermerët në Berat, Berisha u shpreh se media paguhen për të fshehur problemet e qytetarëve.

15 Prill 2026, 19:07 Nga E.d
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës
Sali Berisha

BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, ndërsa baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro. Në takimin e tij me fermerët në Berat, Berisha u shpreh se media paguhen për të fshehur problemet e qytetarëve.

Ai tha se bujqësia dhe blegtoria janë krejtësisht të injoruara, ndërsa shtoi se qeveria ka një mungesë totale interesi për fermerët. Në fund, lideri demokrat tha se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet rriten shumë më tepër se rrogat.

Sali Berisha: Ndaj dhe ne u bëmë tani, ishim në disa drejtime në krye për rrogat dhe pensionet, tani kemi zbritur në fund dhe detyrohemi të zotohemi se do arrijmë Kosovën dhe Maqedoninë. Ka një përjashtim shumë të egër, të pandershëm të 38 përqind të popullatës nga shoqëria.

A dëgjoni ju lajme për punët tuaja? A dëgjoni ju për çmimin e naftës dhe heqjen e mbështetjes me naftë të fermerëve? A dëgjoni lajme për vështirësitë shumë të rralla? Gjithçka censurohet, gjithçka sikur ju nuk jeni, sikur jeni një planet tjetër. Media që kontrollohen në mënyrën më mizore. Media që paguhen nga paratë tuaja për t’u mashtruar ju.

Media që paguhen nga paratë tuaja për të fshehur problemet tuaja, për të mbuluar me heshtje situatën tuaj. Në njëfarë mënyrë, fermerët sot janë pa zë. Janë pa përfaqësim. Ishte një drejtor në televizion që donte të mbante një kanal televiziv për bujqësinë, e larguan me shpejtësi të madhe, sikur të ishin armiq fermerët.

Do ishte një dritare për shumë gjëra, jo, nuk ekzistonin. Do marrin fund. U garantoj se do organizojmë rrjetin më të mirë të këshillimeve dhe konsultave për ju, për orientimin, sikundër projekti i Shqipërisë rurale do të vazhdojë gjer në kompletimin e plotë të infrastrukturës së vaditjes. Shqipëria është vend plot ujë, po këtu as njerëzit, as arat nuk kanë ujë.

Ju e patë se ç’ndodhi në Vlorë. Vlora për ditë të tëra pa ujë dhe ky u thoshte se tubi është i vitit 2009. Pas 17 vitesh, fajin e ka tubi i vitit 2009. Tallej me ta. Pra, një përqendrim i madh do jetë, investimet si në infastrukturë lokale, por edhe në vaditje.

Sistemi i vaditjes në Shqipëri është sistem i prapambetur. Investimi në këtë sistem është jetik. Ky sistem duhet të arrijë në standardet më të mira. Ne jemi vend i bekuar. Kemi edhe naftë, edhe ujë. Nga vendet e pakta.

Pra, do bëjmë gjithçka të vazhdojmë investimet në Shqipërinë rurale edhe sa miliardë euro të duhen. Sigurisht që përpunimi është dimension tjetër. Sistemi i kreditimit. Qeveria do paguajë 80 përqind të interesave për të gjithë fermerët e rinj. Do ketë grante për fermat që do të çelin, që do të nisin. Qeveria do paguajë interesa për sigurimin e ushqimeve nga fatkqësitë natyrore apo mbiprodhimi.

Bujqësia dhe blegtoria janë krejtësisht të injoruara siç e shihni, por për ne janë dhe do jenë një përparësi. Mungesën e interesit total të kësaj qeverie për fermerët, propaganda mashtruese e shqiptarëve e mbyll se PD nuk ka alternativë. Sigurisht mafia e censurës nuk do të dëgjojë alternativën. Por alternativa jonë është absolutisht alternativa më e mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Pensionet. Një mashtrues i pashpirt. U thotë se duke e ditur që i ka lënë në situatë shumë të keqe, duke e ditur që me pensionin shumica e pensionistëve nuk blejnë dot ilaçet e muajit. Shumica e tyre nuk mbyllin dot as për ushqime muajin, ky tani rri dhe thotë bonusi. Do presin bonusin. Sa doli bonusi miqtë e mi? 8 euro doli. Për 690 mijë pensionistë, bonusi i shumëpritur doli 8 euro, dy kile domate sot.

A ka tallje më të madhe? Prisni. Dhe mashtron, thotë në vitin 2013, pensioni mesatar ishte 80 euro. E vërteta është se në atë karrige, që kur është themeluar shteti shqiptar, injorant më i madh se ai nuk është ulur kush.

Njeriu që nuk i pushon goja nga mëngjesi në darkë, nuk i dëgjoni një fjali shtetari. Ndiqeni t’i dëgjoni një fjali për jetën tuaj ekonomike. Jo, nuk ia dëgjoni dot. Se e morët vesh pse? Se i tha atij, ja faturën, do marrësh 10 përqindëshin. Ai i thoshte për naftën, ky ngatërronte TVSH-në me naftën.

Se ato koncepte ka. Por, pensionistëve, bonusi, bonusi. Çfarë mund të marrë pensionisti me 150 euro? Pensionisti nuk merr dot ilaçet me 150 euro. Në një kohë kur pensionisti duhet ta kishte sot pensionin më së paku 400 euro pensionin mesatar.

Pse u rritën pensionet në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, disa herë më shumë, kur ne ishim para tyre për pensionet? Po ky me konceptet e vjetra, në të cilat në qoftë se u kujtohet, nuk rrisnin rrogat në socializëm, ajo nuk lëvizte, edhe ky mendoi se me atë mënyrë mund të ecte. A e dini se sot me 100 euro, ato që blen ti me 100 euro, në vitin 2013, i blije me 50 euro?

Apo sot, ato që blen ti në Shqipëri me 134 euro, në Maqedoni e blen me 100 euro? Pse ndodh kjo? Sepse Shqipëria është vendi i vetëm në rajon ku çmimet rriten shumë më tepër se rrogat. Pra, Maqedonia, Kosova jo vetëm që e kanë pensionin 30-40 përqind më të lartë, por po ta kthejnë me fuqinë blerëse, del edhe nja 40 përqind të tjera më i lartë.

Po për këto nuk do t’ia dijë fare. Ndaj dhe ne kemi përcaktuar së pari minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro. Mbi këtë 200 euro do rritet pensioni minimal, do rritet pensioni mesatar, do rritet pensioni maksimal gjersa të dalim në krye të vendeve të rajonit, jo të Europës, për pensione dhe rroga.

Asnjë vend në rajon, absolutisht asnjëri, nuk ka pasuritë tona. Ne jemi vendi më i pasur. Nuk ka një vend të dytë me pasuritë e Shqipërisë. Por ato duhet të shpërndahen. Rritje ekonomike, thotë, rritja e tij ekonomike është kjo miq, pensionisti merr 8 euro, dy kile domate në muaj, kunati i bashkëshortes së tij, Armand Frangu fiton tenderin për inteligjencën artificiale 75 milionë euro, në një kohë kur Kina e bëri atë për 6 milionë euro.

Deepseek, kush e ka shkuar, ka kushtuar 6 milionë euro. Ky nuk ekziston kund, por 75 milionë euro përfunduan në xhepat e tij. Sigurisht ai u bë 30-40 përqind më i pasur, por pensionisti mori vetëm 8 euro, në një kohë kur çmimi i domateve u rrit nja 3 herë, çmimi i ilaçeve është rritur dy herë e kështu me radhë dhe ato 8 euro nuk i japin asnjë efekt. Kjo merr fund./Dosja.al

sali berisha pd berat

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje