6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të ketë zero tolerancë për krimin e organizuar.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se për atë që e quan "banda e Ramës" vepra më e rëndë kriminale, pas vrasjes do konsiderohet krimi elektoral. Berisha tha se Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë.
Ai shtoi se Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve ndërsa Xhevdet Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Sipas tij, me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të ketë zero tolerancë për krimin e organizuar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Absolutisht është e vërtetë ajo që thonë raportet ndërkombëtare, por ne i marrim gjërat siç janë. Së pari, këto çmime 10-fish, 20-fish, këto shkojnë të gjitha në çmimin e sipërfaqes së ndërtimit. Dhe nuk blen ndërtuesi, por blen klienti. Klienti nuk blen dot, qytetari nuk blen dot. Së dyti, merri kullat që ne i quajmë monumente të drogës dhe korrupsionit. Është e faktuar që 80%, ose më shumë e financimit të tyre nuk vjen nga bankat, vjen nga nëntoka. Vjen nga nëntoka me bekimin e Edi Ramës. A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën.
Kjo është e vërteta. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerancë. Ata do të kenë atë fat që kanë pasur bandat në vitet 2005-2013. Sot ata janë të lirë, sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di e gjithë Elbasanit përveç ky Proda, ‘Matrixi’ i policisë dhe Dumani i Skapit, që nuk e dinë se ku ndodhet ai. Ai është i lirë. Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve. Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Po e mbush Durrësin në të 4-anët me lojëra fati, që ndan të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën. Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove sipas ligjit të bandës.
Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë. Ta harrojë, mbi ta do të rëndojë i tmerrshëm krimi elektoral, ta mbajnë mend mirë. Përveç krimeve të tjera, vepra më e rëndë kriminale, pas vrasjes do u konsiderohet krimi elektoral. Kjo është pra, ne do i presim ato burime. Si mundet të përballen njerëzit me rroga më të ulëta, me çmimet më të larta për strehimin, me çmimet më të larta për ushqimet. Ky është një mekanizëm i spastrimit etnik të këtij populli nga ky regjim që bazohet mbi krimin, vjedhjen e tyre.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali berisha gjatë prezantimit të programit qeverisës të PD-së, u shpreh se korporat...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e forcës së tij poli...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së, "Made in Albania"...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se me ardhjen në pushte...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike ka prezantuar sot detaje të tjera në lidhje me programin e PD në nxitje t&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë planin qeverisës t&eu...
Pronat e sekuestruara TIRANË- 301 pasuri janë sekuestruara me vendime gjykatash në vend. Këto pasuri të sekuestruar janë publ...
Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi përmes një postimi në...
Edi Rama ATHINË - Gjatë një vizite në Athinë, kryeministri Edi Rama shigjetoi partitë e vogla në skenën politike sh...
Rama ATHINË- Kryeministri Edi Ramanë takimin me emigrantët në Athinë, iu përgjigj një zonje e cila i shprehu shqetë...