Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Berisha e akuzon ministren serbe se me korrigjimin e deklaratës së saj, ku zëvendësoi termin ‘spastrim etnik’ me ‘deportim’, ka treguar sipas tij vazhdimësi të një mentaliteti racist.
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në qeverinë e Aleksandar Vuçiçit, Snezana Paunoviç, lidhur me Kosovën dhe periudhën e luftës së vitit 1998. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson ‘ndjesë të një monstre’ tërheqjen e pjesshme të deklaratës nga ministrja serbe, duke akuzuar se ajo nuk ka reflektuar për përmbajtjen e qëndrimit të saj.
Berisha e akuzon ministren serbe se me korrigjimin e deklaratës së saj, ku zëvendësoi termin ‘spastrim etnik’ me ‘deportim’, ka treguar sipas tij vazhdimësi të një mentaliteti racist.
Kryetari i PD-së ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare për mungesën e reagimit ndaj kësaj çështjeje. ‘Partia Demokratike dënon edhe një herë me forcën më të madhe deklaratat raciste, antishqiptare dhe çnjerëzore të ministres serbe, heshtjen si fija e barit të narkoqeverisë së Tiranës’, shprehet Berisha.
Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Ndjesa e një monstre!
Miq, deklarata e Snezhana Paunoviçit, ministre në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit, se ‘po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën’, shkaktoi reagime të shumta.
Ndaj kësaj deklarate, me të cilën kjo monstër dëshmonte se për të gjenocidi është mënyra e zgjidhjes së problemeve ndëretnike, reaguan ashpër zëdhënësja e Komisionit Evropian, Komisionerja për Zgjerim, Znj. Kos, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, deputetë evropianë, si dhe dhjetëra deputetë e personalitete në Serbi por, natyrisht, jo qeveria e Tiranës.
Ndaj të gjitha këtyre reagimeve, monstra e gjenocidit ‘kërkoi ndjesë’ dhe e ‘korrigjoi’ me cinizëm ekstrem deklaratën e saj, duke thënë se ajo duhej të kishte thënë ‘deportim’ dhe jo ‘spastrim etnik’, duke dëshmuar kështu se thelbi i moralit të saj është racizmi ndaj etnisë tjetër dhe gjenocidi.
Me këtë rast, Partia Demokratike dënon edhe një herë me forcën më të madhe deklaratat raciste, antishqiptare dhe çnjerëzore të ministres serbe, heshtjen si fija e barit të narkoqeverisë së Tiranës, si dhe përsërit kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’ dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit ndaj saj./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për dy kërkesat e Partisë Demokratike, e cila kishte kë...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian ...
Foto ilustruse Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, njoftoi se janë shkëputur kontratat e pu...
Foto ilustruse TIRANA- Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë ky&cced...
Foto ilustruse TIRANA- Raporti i Komisionit Europian vlerësoi zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të vepr...
Foto ilustruse TIRANË- Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korr...
Foto ilustruse TIRANA- Protesta masive të cilat kanë përfshirë vendin dhe koncerti i këngëtarit me famë botërore&nb...
Pamje Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për nd&eu...
Albulena Haxhiu Ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e përbërj...
KOSOVË- Kosova nuk mund të ecë përpara me prioritetet e saj kryesore pa institucione të qëndrueshme, thotë ish-ambasadori a...