17 Korrik 2026, 19:17
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës publike në vend. Kjo duke theksuar se masat parandaluese duhet të jenë më të fokusuara dhe më efektive.
Në raportin e publikuar thuhet se disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe dogana. Kjo duke shtuar se integriteti i biznesit mbetet një fushë që kërkon vëmendje të veçantë.
Raporti thekson se rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilave u janë besuar përgjegjësi të rëndësishme publike.
Gjithashtu thuhet se transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. Kjo duke shktuar se ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta.
“Transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar. Megjithëse është miratuar dhe zbatuar një kuadër i strukturuar për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në disa sektorë me rrezik të lartë, nevojiten masa parandaluese më të targetuara. Disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe doganat. Integriteti i biznesit mbetet një fushë që kërkon vëmendje të veçantë.
Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilave u janë besuar përgjegjësi të rëndësishme publike, përfshirë procedurat e prokurimit publik në sektorët e digjitalizimit dhe infrastrukturës, si dhe në projektet që financohen nga Bashkimi Evropian. Transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. Ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta.
Strategjia e re Kundër Korrupsionit përqendrohet në sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut, veçanërisht infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë dhe prokurimin publik.
Zbatimi efektiv i saj, i orientuar drejt rezultateve, me mekanizma të fortë monitorimi dhe koordinim institucional, duhet të vazhdojë. Në prill 2025 u miratua metodologjia për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në sektorin publik, duke krijuar një kuadër të strukturuar për identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në institucionet publike.
Gjatë periudhës së raportimit, vlerësime të rrezikut janë kryer ose kanë nisur në disa sektorë me rrezik të lartë, përfshirë prokurimin publik, shëndetësinë dhe sektorin e pronës. Pas vlerësimit të kryer në sektorin e pronës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës miratoi Planin e Integritetit 2025–2027, i cili parashikon masa parandaluese të synuara”, thuhet në raport./Dosja.al
raporti ke transparenca
Politike
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Raporti i Komisionit Europian vlerësoi zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të vepr...
Politike
17 Korrik 2026, 18:44
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korr...
Politike
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta masive të cilat kanë përfshirë vendin dhe koncerti i këngëtarit me famë botërore&nb...
Politike
17 Korrik 2026, 18:03
E.d
Pamje
Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për nd&eu...
Politike
17 Korrik 2026, 15:03
E.d
Albulena Haxhiu
Ushtruesja e detyrë së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se seanca për konstituimin e përbërj...
Politike
17 Korrik 2026, 14:11
I.A
KOSOVË- Kosova nuk mund të ecë përpara me prioritetet e saj kryesore pa institucione të qëndrueshme, thotë ish-ambasadori a...
Politike
17 Korrik 2026, 13:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së një biznesmeni, i cili kërkoi që qeveria të inj...
Politike
17 Korrik 2026, 13:20
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria synon të vërë në dispozicion deri në 1 miliard euro mb&eu...
Politike
17 Korrik 2026, 13:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike,...
Politike
17 Korrik 2026, 13:00
I.A
Sebastian Everding
TIRANË- Eurodeputeti Sebastian Everding ka komentuar zhvillimet në Shqipëri, protestat qytetare dhe rolin që duhet t...