17 Korrik 2026, 13:20
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria synon të vërë në dispozicion deri në 1 miliard euro mbështetje financiare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjatë prezantimit të nismës, Rama solli shembuj të disa bizneseve në sektorin e bujqësisë, kozmetikës dhe teknologjisë, të cilat, kanë potencial për tu zhvilluar, por hasin vështirësi në sigurimin e financimit.
Ai bëri të ditur se programi parashikon kredi deri në 2 milionë euro për çdo projekt, me norma interesi 2–3%, ndërsa theksoi se aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi të qartë dhe të besueshëm. Sipas Ramës, do të krijohet edhe një Task Forcë për të monitoruar zbatimin e programit dhe për të identifikuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e tij.
"Është krijuar një kompani interesante prsh, me djem 30 vjeç e poshtë dhe që bëjnë çobanin. Ai që e ka krijuar më tha se punëtorë kam, idenë e kam, por donte më shumë para. Edhe në Fier ka një kompani, që merret me produkte kozmetike. Kanë të njëjtin problem, atë të financimit. Ka ndërmarrje dhe në fushën e teknologjisë. Edhe këto kanë nevojë për financim për t’u rritur, për t’u dyfishuar apo shumëfishuar. Programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh, që është shumë e konsiderueshme dhe do ketë gjithë mbështetjen tonë në mënyrë sistematike. Do ngremë një Task Forcë, për të parë se ku programi ka nevojë për më shumë ndërhyrje nga ana ekonomike.
Njerëzit tashmë janë mësuar me suksesin dhe nuk bëjnë krahasim me të shkuarën. Jemi në një fazë të re të zhvillimit, ku qeveria ndihmon aty ku duhet. Ky është një instrument, që qeveria përdor, për të ndihmuar bizneset edhe psikologjikisht. Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje. 1 miliard euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, që askush mos të thotë se nuk kam mbështetje financiare, për të bërë plan. Ama duhet të ketë plan. Këto janë para njësoj si ato që vijnë nga BE. Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi me interes vetëm 2-3 përqind”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
17 Korrik 2026, 13:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike,...
Politike
17 Korrik 2026, 13:00
I.A
Sebastian Everding
TIRANË- Eurodeputeti Sebastian Everding ka komentuar zhvillimet në Shqipëri, protestat qytetare dhe rolin që duhet t...
Politike
17 Korrik 2026, 12:53
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një cikli takimesh me bizneset e interesuara për tu përfshirë në ...
Politike
17 Korrik 2026, 12:50
I.A
Marko Gjuriç dhe Ferit Hoxha
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerial...
Politike
17 Korrik 2026, 12:28
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, doli në një konferencë...
Politike
17 Korrik 2026, 10:03
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyi për emërimin në postin e kryeministrit të Ukrainës nga Verkh...
Politike
17 Korrik 2026, 09:23
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovë...
Politike
17 Korrik 2026, 09:14
I.A
Martin Cani dhe prinderit
TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjat&eu...
Politike
16 Korrik 2026, 23:00
E.d
Riho Terras
BRUKSEL- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare...
Politike
16 Korrik 2026, 22:45
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta e sot...