LIVE UPDATES
Politike

"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Biznesmeni argumentoi se zhvlerësimi i euros ka goditur rëndë industrinë, e cila punëson rreth 60 mijë persona, dhe kërkoi që një pjesë e kursimeve të krijuara nga ulja e kostos së borxhit të jashtëm të përdoret për mbështetjen e sipërmarrjeve.

17 Korrik 2026, 13:44 Nga I.A
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së një biznesmeni, i cili kërkoi që qeveria të injektojë në ekonomi përfitimet nga rënia e euros për të mbështetur sektorin fason. Biznesmeni argumentoi se zhvlerësimi i euros ka goditur rëndë industrinë, e cila punëson rreth 60 mijë persona, dhe kërkoi që një pjesë e kursimeve të krijuara nga ulja e kostos së borxhit të jashtëm të përdoret për mbështetjen e sipërmarrjeve.

Në përgjigje, Rama tha se qeveria nuk mund të përdorë fondet publike për të mbajtur në jetë modele biznesi që nuk janë më konkurruese. Ai theksoi se sektori fason është tashmë i ndarë në dy kategori, kompani që kanë evoluar drejt prodhimit me vlerë të shtuar dhe kompani që kanë mbetur në modelin tradicional.

Kryeministri hodhi poshtë edhe pretendimet se forcimi i lekut lidhet me paratë e krimit, duke e cilësuar këtë si një interpretim të pabazuar. Ai shtoi se, nëse ndikimi i parave të krimit në kursin e këmbimit do të ishte real në përmasat që pretendohet, alarmi do të vinte nga institucionet financiare ndërkombëtare që monitorojnë ekonominë shqiptare dhe jo nga komentet publike.

Biznesmeni: Ne kemi një rënie me 33% nga euro. Sipas të dhënave janë 5 miliardë euro jashtë kontrollit të bankave dhe mund të shkosh në çdo pikë marketi që të blesh me euro, thonë e marrim ke kaq. Ne kemi nevojë për ndihmë konkrete. Ashtu si po shihni me një sy pozitiv start up, ku nga 3 milionë euro ia çuat në 6 milionë euro, kurse kur vjen puna për sektorin tonë që punëson 60 mijë veta, thoni shkoni merrni kredi. Qeveria duhet të injektojë para që ka përfituar nga rënia e euros, pasi borxhi i jashtëm ka rënë, një pjesë të atyre parave, meqenëse jemi ortakë...

Rama: Për fat të mirë nuk jemi në të njëjtën fazë, se për fat të mirë tani në atë që ti e quajte manifakturë, por në fakt nuk është termi i duhur, kemi dy panorama, nuk kemi më një. Kemi fasonet që janë kthyer në manifakturë dhe fasonet që kanë mbetur fason. Tani, të kërkosh që të ndalësh kohën me subvencione dhe me injeksione, të cilat janë vetëm për të zgjatur agoninë, është legjitime ta bësh, por nuk është absolutisht e bëshme kjo për qeverinë. Qeveria nuk mund të ndihmojë ndaljen e kohës dhe nuk mund të harxhojë asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve për realitete që koha i ka lënë mbrapa, dhe e thashë që në fillim që kur këtë gjë e thosha në momentet e para kur ky fakt filloi të bëhej i dukshëm, ndeshesha me shumë reagime negative, sepse nuk ishte bërë akoma ndarja, ndërkohë sot e kemi ndarjen. Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe nuk kanë probleme të tilla, koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur, miku im, dhe ka kohë që ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me të vdekurin, duke ushqyer veten me iluzione që do ngjallet, aq më shumë koha do t'ju lërë mbrapa.

Po flas për atë sektor që i referohet në mënyrë të vazhdueshme euro, euro, euro, duke pasur në background-in e mendjes se forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut që nuk e mbështet dot në asnjë lloj teorie ekonomike. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, nuk është diçka për të vënë kunja. Është sukses, është një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë dhe nuk ka të bëjë fare me atë shpjegimin popullor të atyre që i thonë vetes analistë dhe katalistë dhe nuk dinë çfarë flasin. Sepse në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit, nga ekonomia reale 8.5 miliardë, po të kemi parasysh kombinimin e turizmit me investimet e huaja, të flasësh tani për narko dhe gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë veshë që kanë nevojë për lajme të këqija, por nuk ka lidhje me realitetin. Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një alarm që nuk do të vinte nga kanalet e informimit, si ata që i bien violinës me vesh, por do të vinte nga kanalet institucionale të organizmave ndërkombëtarë financiarë që ndjekin ekonominë tonë me lupë.

A ka ekonomi informale në Shqipëri? Patjetër që ka dhe ky është një problem për ne, për taksapaguesit, por për këtë nuk mund të ankohen ata që bëjnë informalitet. A ka në Shqipëri para të pista? Patjetër që ka, po ku nuk ka? Është shumë e ligë në thelb që t'ia veshësh Shqipërisë, duke qenë shqiptar, duke pasur pasaportë shqiptare, këtë lloj kostumi kaq të ndyrë, nuk di se çfarë duhet të jesh./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë