Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në takimin me qytetarët e zonës së Kombinatit, ai hodhi akuza duke thënë se, një qeveri që buron nga farsë zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton të qendrojë asnjë ditë në pushtet, sepse është e paligjshme.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, protesta e dhjetorit ka patur një jehonë botërore të paimagjinueshme. Në takimin me qytetarët e zonës së Kombinatit, ai hodhi akuza duke thënë se, një qeveri që buron nga farsë zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton të qendrojë asnjë ditë në pushtet, sepse është e paligjshme. Berisha theksoi se, opozita ka çdo të drejtë që me një kryengritje të fuqishme paqësore ta largojë kryeministrin Rama nga pushteti.
"Ju them unë ju, protesta e dhjetorit ka patur një jehonë boterorë të paimagjinueshme. Cilat ishin lajmet? Lajmet ishin: në zyrën e Edi Ramës shishe molotov, sepse mbron Lubi Ballukun. Demokrate e demokratë, ju njerëz politikë, një qeveri që del nga zgjedhjet e lira nuk sulmohet. Ai që vlerëson votën, ai që vlerëson parimet themelore të demokracisë, nuk mendon se mund të rrëzojë një qeveri që buron nga vullneti i qytetarëve. Por një qeveri që buron nga farsë zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton të qendrojë asnjë ditë në pushtet, se është e paligjshme. Në Valencia, një javë para zgjedhjeve, PPE denoncoi pa u zhvilluar zgjedhjet e 11 majit, si farsë elektorale. Denoncoi çdo akt që Edi Rama kreu pa zhvilluar zgjedhjet për t’i zhvilluar zgjedhjet në farsë. Kështu që, ne kemi çdo të drejtë që me një kryengritje të fuqishme paqësore ta largojmë Edi Ramën nga pushteti. Kemi çdo të drejtë.
Thashë, lajmet botërore, në zyrën e Edi Ramës, hidhen shishe molotov sepse mbron të korruptuarën zv.kryeministren. ai në fakt mbron veten e tij. Së dyti, nuk cënohet kurrë të rrëzohet një qeveri që del nga zgjedhje të lira. Por edhe një qeveri që del nga zgjedhje të lira, nqs i vjedh qytetarët e vet e humbet legjitimitetin. Pra, aktet që ka kryer Lubi Balluku, Edi Rama dhe minsitrat e tyre ndaj jush, ndaj taksave, parave tuaja, ua shumëzojnë me zero legjitimetin. Nuk ka legjitimitet një qeveri që vjedh qytetarët. Jeni dëshmitarë në 33 vite, nuk ka ndodhur kurrë, përveçse me Edi Ramën që prokurori të kërkojë t’i heqi imunitetin ministrin, gjyqtarit, apo kujtdo dhe këtë ta bllokjë qeveria. Kurrë! Që këtu merr fund ndarja e pushteteve.", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ka denoncuar pa kompromis regjimin e 'narkoshtetit' të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, secili nga ne, ka firmosur një akt madhor kund kapjes të opozit&e...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka thënë se Salianji ë...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji tha se, nuk do të krijojë një forcë tjetër politike dhe se Partia Demokrat...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, se demokratët kanë dëshmuar në mënyr&eum...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti, Ervin Salianji iu drejtua kolegëve të tij duke u shprehur se, njerëzit e trembur nga humbja e...
Ervin Salianji LEZHË- Ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, jemi në agune vërtetë të një transformimi t&...
Foto ilustruese KOSOVË- Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumëri...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lajmëruar takimin e tij me struktuarat e PD në qytetin e L...