Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në 'Foltoren' e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se ata janë shpresa e vetme për të larguar Edi Ramën nga psuhteti. Gjatë fjalës së tij në 'Foltoren' e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri.
Ai tha se fati i Shqipërisë është në duart e qytetarëve, ndërsa e cilësoj kryeministrin Rama si 'kreun e një organizate kriminale'.
Sali Berisha: Qytetarëve shqiptarë, të cilët, nuk po ndalem të them gabimisht apo me të drejtë besuan tek Skapi i partisë, dhe siç thonë pollet që unë nuk i besoj kurrë, 70 përqind, 60 përqind besonin tek ky institucion. Ata kanë mirëkuptimin tim sepse ata besonin për të shpëtuar nga vjedhja dhe korrupsioni. Ata besonin se ky institucion me mbështetje të stërfuqishme ndërkombëtare do t’ia dilte të mbronte interesat e tyre. Tani unë shtroj pyetjen, shqiptare e shqiptarë, sot kur dhëmbët e këtij institucioni mbetën në vithet e Lubi Ballukut, çfarë do të thoni? Çfarë shprese keni ju më? A është ky fundi juaj dhe i shpresës tuaj? Jo, kurrë. Shpresa jeni ju vetë, të bashkoheni me ne, të largojmë Edi Ramën, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë drejtësinë, të rikthejmë Kushtetutën. Me Edi Ramën nuk ka të ardhme në Shqipëri.
Ja pra ju, që besonit, ju që për shkak të besimit që keni pasur, edhe mund të më keni qortuar sa e sa herë kur më dëgjonit ta quaja Skapi i partisë, ju e shihni fatin që pësoi sapo guxoi të ndjekë penalisht Edi Ramën, se në fakt Lubia ishte Edi Rama. Sapo guxoi të marrë në dorë dosjen e Linda Ramë, Armand Frangut, Ergys Agasit. Cili është fati i Skapit, më të mbështeturit në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar një institucion me mbështetjen e tij, dhe u garantoj se mbështetja ka qenë e sinqertë, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveçse interesat e qytetarëve shqiptarë që të mbrohen nga vjedhja e qeveritarëve, nga krimi i organizuar e me radhë.
Pra, a nuk është ky një moment që t’i thërrisni ndërgjegjes qytetarëve se vetëm ju jeni shpresa, se fati është në duart tuaja, se fati i Shqipërisë është në duart tuaja dhe jo të një kryekrimineli, kreut të organizatës kriminale Edi Rama, i cili me gjithë reagimin e shqiptarëve, por edhe reagimin e të gjithë partnerëve tanë, me një të rënë të lapsit i bie kryq, e zeron drejtësinë dhe do paraqesë ligje për mbrojtjen e vet./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për kryengritje paq&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti të gjithë qytetarët që ishin të pran...
Foto ilustruse TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur në lidhje me protestën ko...
Foto ilustruse TIRANË- GJKKO ka lejuar vëzhgimin e dhjetrave telefonave, USB-ve dhe kompjuterave të sekuestruara nga SPAK në kuad&...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike ...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, denoncoi largimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, duke e cil&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është solidarizuar me shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo nga Carlo Bo...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar një episod nga një bisedë me ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë kohës kur ky i fu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protesta kudo në Shqipëri. Gjatë konferencë së sot...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi një ditë pas protestës së opozitës, se me sundimin e Edi Ramës...