LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama më i përçmuari i Ballkanit. I ra çdo maskë me Kosovën, krijoi krizë të thellë me Greqinë

Po ashtu ai foli dhe për burgimin e Fredi Belerit dhe krisjen e marrëdhënieve me shtetin grek

7 Shtator 2023, 21:18 Nga I.A
Berisha: Rama më i përçmuari i Ballkanit. I ra çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është lidei më i përçmuar i Ballkanit. Në një intervistë për emisionin  ‘Çim Peka LIVE’, në Syri Tv, Berisha u shpreh me se qëndrimet që ka mbajtur për Kosovën i ka rënë çdo maskë që kishte. Po ashtu ai foli dhe për burgimin e Fredi Belerit dhe krisjen e marrëdhënieve me shtetin grek. Berisha theksoi se Rama është fajtori për krijimin e një krizë të thellë me Greqinë.

"Marrim disa aspekte. Merr Edi Ramën. Grabiti mandatin e tretë, u paraqit si i mandatuar për 3 herë rresht. Ku është sot, më i përçmuari i Ballkanit. I ra çdo maskë në raport me Kosovën. Duke patur si shpatë Demokleu çështjen McGonigal, u hodh në një sulm të paimagjinueshëm ndaj një vendi fqinj, nuk po them fare shqiptar, një vendi vëlla, apo një vendi motër, por ndaj një vendi fqinj, ai që ka minimumin e minimumit të seriozitetit, integritetit nuk mund të sillet kurrë si një rrugaç siç u soll ky me Kosovën. Ky për të mbuluar vjedhjen e mandatit, për të mbuluar McGonigalin, nuk jam shqiptar unë tha, jam EuroAtlantik, paçka se flamurin e NATO e ka zhdukur nga e gjithë Shqipëria. Shkoni te kryeministria, ne jemi anëtarë të NATO-s, jo BE-së. Unë e kam pasur gjithmonë edhe flamurin e BE-së, por flamur për anëtarësim kemi të NATO-s ne. Aty e hoqi flamurin e NATO, e zhduku ky EuroAtlantisi dhe iu vërsul si EuroAtlantik, jo si shqiptari që ka vjedhur mandatin, jo shqiptari që ka rekrutuar McGonigalin, ju vërsul Albin Kurtit dhe tha se tani më erdhi rasti që unë të bëhem de fakto kryeministri i Kosovës. Domethënë të bëhem ndërmjetësi dhe zgjidhësi i problemit. I vuri sanksione Albin Kurtit, i drejtoi letër presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, hartoi dhe statusin e shoqatës së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, i dërgoi ato dhe ndërmori turin Ballkanit, më i dështuari në historinë e Ballkanit. Organizoi takimin, atje nuk e priti Albin Kurti, këtu nuk i erdhi Albin Kurti. Albin Kurti është aty ku është kryeministër, me pozitivitetin dhe negativitetin e tij, por një kryeministër i një vendi të lirë, të pavarur, një kryeministër i cili zbaton ligjet dhe kushtetutën e vendit të tij. Po të jap vetëm një shembull. Sami Lushtakun dhe Fredi Belerin. Sami Lushtaku nga burgu shkon dhe bën betimin si kryetar i Komunës ku e votuan zgjedhësit e tij. Kurse në Shqipëri Fredi Beleri nuk lejohet me urdhër politik të bëjë betimin, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet e vendit, duke shkelmuar, poshtëruar drejtësinë e cila në asnjë rast nuk ka vendosur që Beleri të mos betohet.

Për të marrë një vendim të tillë, gjykatat e Shqipërisë duhet ti heqin Fredi Belerit të drejtën e votës ose të drejtën për tu zgjedhur. Por këto nuk kanë rendësi. Këtu ka një njeri i cili është edhe ligj, edhe maliq, edhe Pëllumb Gjokë edhe Bajr, edhe ky dhe ai. Dhe ky njeri krijon një krizë, jashtëzakonisht problematik me Greqinë. Pse? Greqia nuk ka dyshim se është për rajonin zëri më i rëndësishëm në BE. Por për hirë të vërtetës, përveç Maqedonisë çështjes së emrit, që ishte lënë që në fillim, Greqia nuk ka penguar asnjëherë një vend të rajonit në procesin e integrimit në BE. Përkundrazi Greqia ka mbështetur këtë proces. Por nëse ti e shtyn Greqinë në një vendim skizoid, që ta ka lakmi edhe Kim Jong Un, që nuk mund ta marrësh kurrë, se kur ka qenë Fatos Nano në pushtet kur deputetë të PD-së janë betuar në burg dhe kanë marrë mandate, sepse parimi universal i prezumimit të pafajësisë është parim që respektohet në çdo vend të lirë. Dhe ky tani për interesat mafioze të tij, në trojet e Himarës, në pjesën e bregut, ky kërkon me çdo kusht që ta nxjerrë jashtë afatit të betimit Fredi Belerin. Do të them vetëm një gjë. Himarën e ka qeverisur Vasil Bollano, kujto pak bregun si ishte. As nuk kishte pushtime. Bollano nuk ka bërë asnjë ndërtim të vetin, respektoi banorët. Kurse sot aty ka lëshuar pushtues, trafikantë droge, qeveritarë që po zhbijnë edhe ullinjtë, rrafshojnë kodra, sepse kanë para të pafundme. Nuk e duron dot Edi Rama të humbasë këtë pasuri të madhe nga duart e veta. Ndaj dhe prish marrëdhëniet me Greqinë, po e po, edhe kjo shumë keq, sepse aty kemi 1 milionë shqiptarë. Ç’po të kërkon Greqia. Nuk të ka kërkuar që ta nxjerrësh nga burgu këtë, që unë të them që në burg është politik, të them se operacioni ishte absolutisht si i sigurimit të shtetit. Shkuan dhe e morën gruan, nënën e tre fëmijëve e kanë nxjerrë nga shtrati në 2 të natës dhe këto i bënte sigurimi, se nuk ka kushtetutë që i lejon. Dhe hajde se ke marrë paratë, kur ajo nuk kishte marrë asnjë qindarkë, por vetëm për terror, me një operacion të montuar kryekëput të tipit të sigurimit të shtetit dhe e fut në burg. E fut në burg vetëm e vetëm për të mos bërë betimi.

Plus që McGonigal pranoi fajësinë në Nju Jork dhe thuhet se do të pranojë fajësinë edhe në Uashington dhe unë nuk besoj se mund ta shpëtojë njeri nga drejtësia amerikane, për aktin absolutisht armiqësor që ka bërë ndaj partnerit kryesor të Shqipërisë, korruptimin e kryezbuluesit të FBI-së së Nju Jorkut. Kanë shpërthyer gjirizet e aferat e vjedhjeve të shekullit, djegësat. Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, kanë dalë kupola kryesore e tyre. Urdhër arresti që lëshoi ndaj Arben Ahmetajt, kundërmoi dhe u kthye në një bumerang të tmerrshëm për Edi Ramën. E para një zv/kryeministër në arrati, e dyta Ahmetaj i çon selame. Ja kanë prerë rrogën, por nuk i kanë hequr mandatin. Kjo ështe e pashembullt. Ai me urdhër mandat arresti ndërkombëtar, por njëkohësisht deputet, por kush e arreston atë me imunitetin e deputetit, kërkush nuk e arreston. Gjëja më qesharake, sepse ai është me mandat. Po pse e le, e le se ja ka frikën. Njëlloj Saimir Tahiri. Tahiri e dorëzoi vetë mandatin, nuk ja hoqi ky. Por kjo verë gjithashtu dëshmoi dominimin total të skapit të partisë nga Edi Rama. Unë ftoj çdo shqiptar të rikujtojë fjalët e Edi Ramës dy vite më parë, kërcënimin e tij të egër ndaj skapit që e krijuan vetëm si parti dhe mos e dhëntë Zoti këtë e atë se do i bëjmë, këtë dhe atë. Lexoni fjalët e tij për skapin e partisë. Çfarë ishte ky ndryshim themelor. Ishte ky ndryshim sepse skapi i partisë dëshmoi se nuk bën asnjë hap, nuk guxon të bëjë pa miratimin e Ramës," tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet