Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se Rama po manipulon opinionin publik duke shfrytëzuar integritetin e drejtueses së AKSHI-t si mburojë, ndërsa teksa ai fliste sot, parlamentarët europianë kërkuan heqjen e imunitetit dhe dhënien para drejtësisë Belinda Ballukun, si dhe kushte të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas fjalës së kryeministrit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi të fortë, ku e akuzoi Ramën për sulm ndaj drejtësisë dhe për përpjekje të hapur për të mbrojtur veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.
Berisha tha se Rama po manipulon opinionin publik duke shfrytëzuar integritetin e drejtueses së AKSHI-t si mburojë, ndërsa teksa ai fliste sot, parlamentarët europianë kërkuan heqjen e imunitetit dhe dhënien para drejtësisë Belinda Ballukun, si dhe kushte të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit
Lideri i opozitës bëri thirrje për mobilizim qytetar të shtunën në orën 18:00, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të goditur “narkoregjimin” dhe krimin në qeveri.
Videomesazhi i plotë:
Edi Rama, në fjalën e tij, përveçse mbrojti veten në të gjitha mënyrat, duke përdorur administratën, rolin dhe misionin e saj në një shtet, si edhe ndershmërinë dhe dinjitetin e saj, sulmoi në mënyrën më të verbër drejtësinë, institucionin e akuzës dhe gjithçka që vërtitej rreth tij personalisht, i vetëdijshëm se është tashmë në rreth të kuq.
Mashtroi në mënyrën më të paskrupullt. U tha shqiptarëve se ministrat, zëvendëskryeministrat apo kryeministrat në Gjermani japin dorëheqjen si detyrim moral. Por kjo nuk ndodh në vende të tjera; ndodh vetëm në shtetin ligjor të avancuar dhe të konsoliduar të Gjermanisë. Një mashtrim me bisht. Jo larg, por nga viti 2009–2013, në Shqipëri kanë dorëzuar imunitetin, kanë dhënë dorëheqjen zëvendëskryeministra e ministra, si dhe është hequr imuniteti për disa të tjerë. Ky mendon se të tjerët vuajnë nga amnezia. Në ekspozenë e tij, Edi Rama bëri mbrojtjen, avokatinë e AKSHI-t.
Siç e vutë re, i gjithë fjalimi i tij përqendrohej te integriteti i lartë i Mirlindës së AKSHI-t, dhe si provë për këtë integritet paraqiste faktin se ajo banon në një pallat me qira dhe se nuk di t’i japë makinës. Qesharake!
Në fakt, Linda nuk është gjë tjetër veçse prestanome e Lindës tjetër, e gjysmës më të mirë të Edi Ramës. Edi Rama e ka shumë të qartë se kopshti privat kishte një kopshtar, dhe ky është ai vetë. E ka shumë të qartë se në dosjet e prokurorisë, kopshtarja private e këtij kopshti është Linda Rama. Ndaj, ai i shfazuar u përpoq të përdorte çdo lloj argumenti absurd për të akuzuar prokurorinë për veprimet që ka ndërmarrë.
Për Edi Ramën, antikorrupsioni, kur cenohet ai dhe rrethi i tij, është më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Për të, për shkak të integrimit europian, lufta kundër korrupsionit është një herezi, por jo kusht vendimtar për këtë proces. Për të, reforma në drejtësi duhet të pësojë ndryshime të thella e të shumëanshme, në mënyrë që t’i përshtatet kontrollit të tij mbi këtë reformë.
Të dashur miq, sot, në të njëjtën kohë kur ai fliste, në Parlamentin Europian, parlamentarë të nderuar kishin një seancë debati për Shqipërinë, në të cilën u deklarua se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri kanë kapur nivelet më të larta të pushtetit. Dhe për secilin prej jush është e qartë se nivelet më të larta të pushtetit janë: Edi Rama, Belinda Balluku dhe kukulla e tyre në presidencë: Bajram Begaj.
Në Parlamentin Europian, në të njëjtën kohë, u kërkua në mënyrë të prerë heqja e imunitetit dhe dhënia para drejtësisë e Lubi Ballukut. U kërkuan kushtëzime të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe heqja përfundimisht dorë nga amendamentet dhe ligjet me të cilat Edi Rama do të mbrojë veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pra, ky kryetar i organizatës kriminale sot vendosi veten në pallatin presidencial, në bankën e akuzës, dhe mëkatarët e tij, 83 mandatet e krimit, i kishte vendosur rreth tij teksa fliste, teksa mbante mbrojtjen ndaj vetes, familjes dhe njerëzve të tij më të afërt nga drejtësia.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ka vetëm një zgjidhje. Zgjidhja jeni ju. Është guximi juaj. Është vendosmëria juaj. Është trimëria juaj në një mision historik për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që po e rrënon çdo ditë e më shumë.
E shtuna, në orën 18:00, është dita juaj; është dita e qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, dita e goditjes më të rëndë të narkoregjimit dhe kreut të tij, Edi Rama./Dosja.al
Arian Tahiri KOSOVË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij ësh...
Fredi Beleri STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit ...
Michael Gahler STRASBURG- Eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi si...
TIRANË- Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Popullore Europiane (PPE) vizitoi Shqipërinë, duke zhvilluar takime me ...
Andreas Schieder STRASBURG- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipëris&e...
Edi Rama TIRANË- Kryemininstri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar dhe partitë e vogla në vend, duke i quajtur filiza të shtre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ka rishikime të draftit të Kodit të Ri Penal që po ...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zbuloi se deputetët e kanë pyetur nëse ndihet fajtor për efektet e d&eum...
Edi rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është futur në Guinness si vendi unik ku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar impaktin që kanë protestat e opozitës në mediat e huaj...