LIVE UPDATES
Politike

Dosja Charles McGonigal/ Berisha: Korruptimi i një agjenti të tillë është thikë pas shpine për demokracinë në SHBA dhe NATO-n

Berisha thotë se korruptimi i një agjenti të tillë është një thikë pas shpine dhe për demokracinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

6 Shkurt 2023, 18:05 Nga F.M
Dosja Charles McGonigal/ Berisha: Korruptimi i një agjenti të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me korruptimin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ka vrarë shpresën e shqiptarëve dhe u ka ngulur thikën të gjithë vendeve që janë pjesë e NATO-s. Në fjalën e tij në mbledhjen me kandidatët për kryetarë bashkie që dolën nga Primaret, Berisha thotë se korruptimi i një agjenti të tillë është një thikë pas shpine dhe për demokracinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare. Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë. Defakto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore. Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat. Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar. Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova...Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, siç është Edi Rama. Këtë ai e harron. Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera.

Çfarë ka ndodhur?

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal. Pas publikimit të dosjes, Partia Demokratika ka organizuar një protestë që do mbahet më 11 shkurt para Kryeministrisë, e do të kërkojë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit