30 Qershor 2023, 12:22
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të premte me akuzat për zgjedhjet vendore të 14 Majit, të cilat i konsideron farsë elektorale. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se opozita do të provojë me fakte këto akuza, e në këtë aspekt, javën tjetër Partia Demokratike do të prezantojë një raport me krimet elektorale.
"Si gjithnjë, kryefjalë e bisedave të mia me ju është farsa elektorale. Dua t’ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Shumë shpejt, në fillim të javës që vjen ai do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar. Ndërkohë është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar. Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite. Ndaj, duke qenë në përfundim të këtij raporti, u informoj se ai do paraqitet para jush si një ekspoze tërësore. Pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha. Qëllimi është një dhe vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë, i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Vetëkuptohet se rezultate false, PD nuk do njohë kurrë,"-tha Berisha.
sali berisha berisha 30 qershor 2023
Politike
30 Qershor 2023, 12:21
k.m.
Bill Clinton
TIRANË- Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara do të mbërrijë në Tiranë më 4 ko...
Politike
30 Qershor 2023, 12:06
m.s
Rama, reforma e Kadastres
TIRANË- Nga e hëna, datë 3 korrik, do të mbyllen sportelet e Kadastrës. Kryeministri Rama tha se nga kjo...
Politike
30 Qershor 2023, 12:00
m.s
Edi Rama
TIRANË- Teksa prezantoi sot reformën në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku njoftoi se nga 3 korriku nuk do ...
Politike
30 Qershor 2023, 11:54
m.s
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke mos përmendur emra më konkretisht, 'goditi' ministrat, deputetët por edhe kryetarët ...
Politike
30 Qershor 2023, 11:27
m.s
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar sot se nga 3 korriku, çdo shërbim në Kadastër do të merret vet&e...
Politike
30 Qershor 2023, 11:24
m.s
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve, se kanë qen&eu...
Politike
30 Qershor 2023, 11:14
m.s
Endri Shabani
TIRANË- Nisma "Thurje" do të dorëzojë në KQZ kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në nj&...
Politike
30 Qershor 2023, 10:23
A.B
Lefter Maliqi
TIRANË- Numërimi i 18 kutive të Kuçovës është shoqëruar me incidente. Në Kolegjin Zgjedhor ku ...
Politike
30 Qershor 2023, 10:21
m.s
Lefter Maliqi
TIRANE- Rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës ka krijuar momente tensioni mes numëruesve dhe stafit të Kreshnik ...
Politike
30 Qershor 2023, 10:14
m.s
rinumerimi i votave
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka nisur rinumërimin e votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Ha...