20 Prill 2023, 21:00
Nga F.M
Sali Berisha
TEPELENË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama. Teksa prezantonte kandidatin e tij në Tepelenë, Berisha ka akuzuar Ramën si të përfshirë në afera të pista bashkë me të vëllanë. Ai përsëriti sërish akuzat për tendera, që sipas Berishës, Rama ia ka dhënë thjeshtrës së tij dhe të vëllait. Madje tha, se me prova, është i gatshëm të ballafaqohet me Ramën.
Fjala e Berishës:
Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja. Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet. Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëri-tjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tendera dhe nuk duhet të merrnin asnjë.
Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro. Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij.
sali berisha fushata 2023
Politike
20 Prill 2023, 20:08
I.A
Sali berisha
TEPELENË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Ramën se do të ketë fa...
Politike
20 Prill 2023, 19:41
Zgjedhje
TIRANË- Në vitin 2007, në ish-komunën Bushat, kandidati i pavarur Zef Hila fitoi zgjedhjet me 98% të votave, duke lë...
Politike
20 Prill 2023, 18:44
I.A
Sali berisha
TEPELENË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Memaliaj Albert Malaj. Beri...
Politike
20 Prill 2023, 18:20
I.A
Berisha
TEPELENË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Memaliajt, Albert Malaj. ...
Politike
20 Prill 2023, 17:47
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, ...
Politike
20 Prill 2023, 17:25
I.A
Njesia bashkiake nr 3
TIRANË- 32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një letër ankesë adminis...
Politike
20 Prill 2023, 16:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisioni i Ankimimeve d...
Politike
20 Prill 2023, 14:48
A.B
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar ashpër veprimin e KAS dhe 4 anëtarëve të saj për të mos lejuar k...
Politike
20 Prill 2023, 14:07
e.a.
Sali Berisha
TIRANË- Ky është neni 65 i Kodit Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Ne asnjë pikë nuk flitet p...
Politike
20 Prill 2023, 13:43
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor që të shpejtoj...