LIVE UPDATES
Politike

Veliaj takim me banorët e njësisë 3: Ne hapim gropa për të mbjellë pemë, ata për t’i bërë gropën tjetrit

Veliaj tha se ata e braktisën Shqipërinë dhe Tiranën për 4 vite dhe tani pretendojnë të rikthehen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

20 Prill 2023, 17:47 Nga I.A
Veliaj takim me banorët e njësisë 3: Ne hapim gropa për
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, zhvilloi një takim me banorët e njësisë 3, me të cilët diskutoi për misionin dhe motivin e Partisë Socialiste që është bashkimi dhe paqja, jo përçarja dhe sherri.

“Këto kohët e fundit i kemi parë edhe ata me lopatë në dorë. Pastaj, pashë disa të tjerë me shkop bejsbolli. Pastaj, pashë disa të tjerë me shkallë duke ecur nëpër shesh ‘Skënderbej’. Dhe thashë: mos tani, do e kem më të vështirë të bëj diferencën sepse po impenjohen. Pastaj, kur hapa televizorin dhe pashë që këta kishin marrë bishta lopatash për të qëlluar njeri-tjetrin, kishin marrë spraj për t’i nxjerrë sytë njeri-tjetrit, kishin marrë qysqi dhe kokë dashi për të shpartalluar dyert e njeri-tjetrit, dhe kishin marrë shkop bejsbolli për të bërë kurrizin më të butë se barkun të njeri-tjetrit, thashë: Ata që nuk rregullojnë dot shtëpinë e tyre nuk e rregullojnë dot lagjen tonë, komunitetin tonë, qytetin tonë, vendin tonë, kombin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bëri një paralelizëm kur tha se të gjithë po hapin gropa, por teksa Partia Socialiste po mbjell pemë, jetë dhe dashuri, kundërshtarët hapin gropa për të t’i bere gropën tjetrit.

“E vërteta është që të gjithë po hapin gropa. Edhe ne, edhe ata që kemi përballë. Por pyetja është, ç’a gropash po hapim? Gropat që po hapim ne sjellin jetë se mbjellim pemë. Ai që hapi 4 gropa në 21 janar nuk besoj që sjell jetë dhe na e ka provuar gjithmonë që sa herë ka pasur në dorë ka hapur gropa për të marrë jetë. Shoh fëmijët këtu dhe më kujtohet familja Durda në Gërdec, ishte mosha e këtyre fëmijëve. Babëzia e Saliut e Zenit i çoi në një tjetër gropë, 26 veta. Në një vend normal do kishin turp të dilnin nga shtëpia. Në një vend normal do ishin te viti 15 ose i 16 i burgut. Ky është vendi që kemi, jo çdo gjë e kemi në dorë. Kemi një drejtësi të re, kemi shpresa, por edhe ata po hapin gropa. Pyetja është, po i bën gropën tjetrit apo po hap një gropë për të mbjellë një pemë e për të mbjellë një jetë?! Kjo është diferenca në këto zgjedhje, kjo është vendimmarrja që kemi përpara”, tha Veliaj.

Veliaj tha se ata e braktisën Shqipërinë dhe Tiranën për 4 vite dhe tani pretendojnë të rikthehen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që, vendi ka ecur përpara dhe është krijuar një standard i lartë.

“Ne kemi një standard shumë të lartë për çdo polic, për çdo zjarrfikës që duhet të jetë aty për pak minuta. Bëhet nami nëse urgjenca nuk vjen brenda minutit. Kemi një standard të lartë për kalamajtë që të mos humbasin jo 4 vjet që s’marin diplomë, as 4 muaj, as 4 javë, as 4 ditë. 4 orë, ose 4 minutat që vonohen nga ora e parë fëmija merr mungesë. Nëse për 4 vjet ikën nga parlamenti, ikën nga këshilli bashkiak, ikën nga gjithë funksionet e tua; shkon e rri në ‘Gji të Lalzit’; e zbulon që Tirana ekziston e ndërkohë është rritur, e pastaj kërkon që të votohesh prapë?! Duhet t’i japim politikës të njëjtin respekt, dinjitet e standard që i japim fëmijëve tanë. E nëse për fëmijët tanë standardin e kemi të lartë, edhe për politikën do ta kemi të lartë, ndaj në Këshill Bashkiak ne do të çojmë çunat e gocat e lagjes sonë që nuk ikin nga detyra, që nuk e braktisin funksionin që kanë”, u shpreh Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën