LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot jemi të bashkuar me flamurin tonë që valëvitet më krenar se kurrë, ja dolëm të shpëtojmë opozitën

Berisha foli edhe lidhur me betejën për vulën dhe logon e partisë, ku tha se nëse kjo përçarje do të kishte ndodhur do ishte humbje jo vetëm e PD-së por e gjithë Shqipërisë.

11 Dhjetor 2024, 21:09 Nga r.ll

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh në eventin e 34-vjetorit të themelimit të PD-së se kjo parti që nuk i lëshon kurrë të vërtetat. 

Berisha foli edhe lidhur me betejën për vulën dhe logon e partisë, ku tha se nëse kjo përçarje do të kishte ndodhur do ishte humbje jo vetëm e PD-së por e gjithë Shqipërisë.

Ai shtoi më tej se sot PD-është më e fortë se kurrë dhe se arritën t'i kthejnë shpresën e vërtetë shqiptarëve dhe pse jo sipas tij, të sigurojnë fitoren vitin e ardhshëm.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të gjithë këto arritje epokale, të gjitha këto gëzime, këto marrëdhënie të jashtëzakonshme që kemi me njëri-tjetrin janë fat dhe privilegj. Por mbi të gjitha çfarë fati për ne të jemi në një parti që nuk lëshon kurrë të vërtetat që beson, interesin kombëtar edhe sikur e gjithë bota të dalë kundër nesh. Në çdo rrethanë, në çdo kusht, Shqipëria është e para.

Dhe kjo është dëshmuar, është faktuar në këto 3 vite që lamë pas. Sepse imagjinoni miq çfarë do ndodhte me ne nëse do ishim dorëzuar para të keqes apo nëse zjarri i përçarjes që frynte mbi ne të kishte arritur qëllimet e veta? Çfarë do ndodhte me ne nëse sot do kishim krijuar një parti të re, siç na kërkuan ato vite që na grabitën flamurin e partisë? Çfarë do ndodhte me ne nëse do dorëzoheshim para izolimit ku na futën? Çfarë do ndodhte me ne nëse do heshtnim kur gjykatat kriminale kërkonin të shkelmonin Kushtetutën, të kryenin për llogari të narkodiktatorit grushtin antikushtetues të shtetit?

Si do ishte sot ky 34-vjetor i PD nëse do ishim përkulur ndaj këtij grushti shteti që u krye ndaj opozitës shqiptare. Ne sot nuk do ishim këtu ose do ishim me një flamur tjetër të dorëzuar nga kundërshtari. Sigla, flamuri i vërtetë i PD do kishte humbur, do kishte mbetur pa zotërit, kalorësit e tij. Do ishim sërish të izoluar, një kryetar kukull që nuk do e zgjidhnit ju, që do na e diktonin me shantazh dhe presion. Do ishim pa identitet, do ishim pa fuqi, do ishim fasadë.

Dhe kjo humbje nuk do ishte vetëm e PD. Humbja më e madhe do ishte e Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse bashkë me opozitën do të vdisnin ato vlera për të cilat ne qëndrojmë. Do vdiste pluralizmi i vërtetë politik. Do vdiste sovraniteti i brendshëm i kombit. Do shkonfigurohej familja, prindi dhe identiteti i shqiptarëve. Dhe duke konsoliduar për dekada pushtetin kriminel të narkoshtetit të parë në Europë, kjo e ardhme nuk do ndodhte kurrë për shqiptarët.

Sepse ne sot jemi në këmbë, ne sot jemi të bashkuar me flamurin tonë që valëvitet më krenar se kurrë ndonjëherë. Me tre rezoluta që na japin mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë gjer më sot. Na japin për betejat tona, për qëndresën tonë, për vlerat që mbrojmë, ku vetëm rezoluta e fundit e IDU, që kryesohet sot nga partia që drejton dhe udhëheq sot SHBA, Partia Republikane. Ne fituam. Ia dolëm që të shpëtojmë opozitën e vërtetë. Ta kthejmë atë në shpresën e vërtetë të shqiptarëve dhe të sigurojmë fitoren vitin e ardhshëm.

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen