Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha bëri të ditur se në qendër të diskutimit ishte nevoja për forcimin e mëtejshëm të komunikimit politik.

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Mary Catherine Andrews, ish-këshilltaren e presidentit amerikan George W. Bush.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha bëri të ditur se në qendër të diskutimit ishte nevoja për forcimin e mëtejshëm të komunikimit politik. Të pranishëm në këtë bisedë ishin edhe përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI)
Postimi i plotë:
"Kënaqësi të mirëprisja znj. Mary Catherine Andrews, Këshilltare për Komunikimin Strategjik dhe Politikën e Jashtme të Presidentit amerikan George W. Bush dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Partisë Republikane; z. Paul Prososki, Drejtor Rajonal i Institutit Ndërkombëtar Republikan; si dhe znj. Biljana Ljubic, Nëndrejtore e Institutit Ndërkombëtar Republikan për Ballkanin Perëndimor.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), një partneritet i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve organizative dhe politike të Partisë Demokratike. Gjatë bisedës u diskutua mbi mbështetjen që Instituti Republikan po i ofron Partisë Demokratike në fusha të ndryshme, duke përfshirë organizimin e brendshëm të partisë, rritjen dhe angazhimin e anëtarësisë, komunikimin me publikun, si dhe strategjitë moderne të marketingut politik dhe të komunikimit elektoral.
Në fokus të veçantë ishte edhe nevoja për forcimin e mëtejshëm të komunikimit politik, përshtatjen me zhvillimet e reja në arenën ndërkombëtare dhe ndërtimin e një narrative të qartë dhe të besueshme për qytetarët shqiptarë. Znj. Andrews zhvilloi gjithashtu një diskutim të hapur dhe shumë të vlefshëm me drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, lidhur me strategjinë e komunikimit të PD-së në fushën e politikës së jashtme, marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë mbi Administratën e Presidentit Donald Trump. Bashkëbisedimi shërbeu si një mundësi e mirë për shkëmbim eksperiencash dhe idesh mbi sfidat aktuale politike, rëndësinë e komunikimit efektiv me publikun dhe forcimin e rolit të Partisë Demokratike si një alternativë moderne, e besueshme dhe pro-perëndimore.", shkruan Berisha./Dosja.al
LUSHNJË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës,...
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe deputet...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha kur PS masakrohej, i grabiteshin votat, shkeleshin të drejtat, Shqipëria shkonte posht&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se PS po e bën demokracinë që të funksionojë, pavarësisht ...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ngriti akuza ndaj opozitës, ku u shpreh se ‘edhe kur i kanë rën&eum...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë mbijetoi në errësir&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar së Rruga e Arbërit është një sukses. Gjatë fjal&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se PS është e vetmja forcë patriotike në vend. Gj...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një reagim ditën e sotme lidhur me ligjin dhe financimin e trajt...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohu...