LIVE UPDATES
Politike

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: Nuk po falim asgjë, është pronë private

Gjatë prezantimit të kompanisë “Albanian Digital Solution”, Rama e cilësoi si “lajm të rremë” pretendimin se qeveria po dhuron pasuri publike, duke deklaruar se toka ku parashikohet zhvillimi është “pronë private denbabaden”.

29 Maj 2026, 16:55 Nga E.d
Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: Nuk po falim
Edi Rama


TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohuar pretendimet se shteti shqiptar po u fal investitorëve toka publike në një nga zonat më të debatueshme të bregdetit. Gjatë prezantimit të kompanisë “Albanian Digital Solution”, Rama e cilësoi si “lajm të rremë” pretendimin se qeveria po dhuron pasuri publike, duke deklaruar se toka ku parashikohet zhvillimi është “pronë private denbabaden”.

Deklarata vjen ndërsa prej më shumë se dy javësh ambientalistë dhe aktivistë kanë organizuar protesta kundër projektit, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme mbi ekosistemin e zonës së mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit. Kundërshtarët e projektit kanë kërkuar transparencë mbi përmasat reale të ndërhyrjes dhe ndikimin që mund të ketë në një nga habitatet më të rëndësishme natyrore të vendit.

Debati u zhvendos edhe në emisionin “Opinion”, ku Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, sqaroi se aktualisht nuk ekziston ende një projekt përfundimtar ndërtimi. Sipas saj, janë miratuar leje zhvillimi dhe një leje për infrastrukturën paraprake, por zhvillimi ndodhet ende në fazën e projekt-idesë.

Poshi deklaroi se sipërfaqja prej rreth 2.6 milionë metrash katrorë ku parashikohet zhvillimi është pronë private me certifikata pronësie dhe se, sipas verifikimeve të kryera nga institucionet, nuk përfshin pronë shtetërore. Ajo sqaroi gjithashtu se ende nuk është paraqitur një projekt përfundimtar dhe rrjedhimisht nuk ekziston asnjë leje mjedisore për zhvillimin.

Zyrtarja e AZHT-së theksoi se ligji aktual lejon dhënien e lejeve në zona të mbrojtura përmes procedurave dhe rregulloreve të posaçme, me kusht që të respektohen kriteret ekologjike dhe biodiversiteti. Sipas saj, po kryhen studime të detajuara me asistencën e studiove të huaja për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të projektit dhe mënyrën e përshtatjes së tij me karakteristikat e zonës.

Nga ana e tij, Rama këmbënguli se shteti nuk po fal asgjë dhe se investitorët e përfshirë janë “tejet seriozë”, ndërsa sqaroi se përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit lidhet me ishullin e Sazanit, ku negociatat ende nuk kanë përfunduar./Dosja.al

edi rama zvërnec pronë private

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë