LIVE UPDATES
Politike

‘Albanian Digital Solution një AKSHI i dytë’/ PD: Megaskandali i ri ‘ADS’ ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Me anë të një deklarate për mediat, Vangjeli tha se ADS përbën “aktin radhës të një skeme të pastër korruptive” të qeverisë, e cila, sipas PD-së, po përdoret për kapjen e parave publike dhe krijimin e hapësirave për abuzime financiare.

29 Maj 2026, 11:44 Nga E. D
‘Albanian Digital Solution një AKSHI i dytë’/ PD:
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, e ka cilësuar vendimin e qeverisë për krijimin e kompanisë “Albanian Digital Solution” (ADS) si një skemë korruptive për menaxhimin e fondeve publike dhe zgjerimin e administratës me emërime politike. Me anë të një deklarate për mediat, Vangjeli tha se ADS përbën “aktin radhës të një skeme të pastër korruptive” të qeverisë, e cila, sipas PD-së, po përdoret për kapjen e parave publike dhe krijimin e hapësirave për abuzime financiare.


PD pretendon se ADS po ngrihet si një strukturë paralele ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke dubluar funksione ekzistuese dhe duke krijuar, sipas saj, një sistem të ri punësimesh politike.

Deklarata:

Vendimi i qeverisë Rama për krijimin e ‘Albanian Digital Solution’ (ADS) është akti radhës i një skeme të pastër korruptive për kapjen e parave publike, fryrjen e administratës me militantë dhe ngritjen e një strofke të re për hapësira vjedhjesh galopante. Nën pretekstin e ‘transformimit digjital’, Rilindja po krijon një super-agjenci paralele me kapital fillestar prej 700 milionë lekësh nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është një reformë teknologjike, por një mega-skandal i hapur qeveritar që bazohet në katër shtylla:

1.Strofka e re e patronazhistëve dhe militantëve:

Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani duket se po ngrihet si një strukturë për të rehatuar militantët partiakë. Ndërsa qeveria pretendon se do të thithë ekspertë, në fakt ajo ka krijuar një strukturë piramidale me 5 departamente dhe dhjetëra drejtori për të shpërndarë poste dhe favore politike.

2.Zhvatje pa tavan pagash për klientët e qeverisë:

Me paga që në tregun privat arrijnë deri në 3,000 euro neto në muaj, kjo kompani do të përdoret për të paguar rrogat e luksit të oborrtarëve të Rilindjes, duke u fshehur pas statusit të ‘biznesit privat’ që ushqehet nga buxheti i shtetit.

3.Dublim dhe fryrje e qëllimtë-AKSHI 2:

Qeveria po dublon funksione strategjike si mirëmbajtja sistemesh dhe siguri kibernetike, qëllimi duket se është mbajtja e stafeve paralele teknike, duke transferuar fondet publike nga një xhep në tjetrin dhe duke fryrë shpenzimet në kurriz të taksapaguesve.

4.Monopol dhe gjobvënie ndaj institucioneve dhe privatëve:

Qeveria i ka dhënë kësaj kompanie të drejtën të caktojë vetë çmimet dhe kostot operacionale për institucionet shtetërore, duke i detyruar ato të paguajnë. Për më tepër, liria e saj për të hyrë në tregun e lirë dhe për të krijuar shoqëri të tjera brenda dhe jashtë vendit, hap rrugën për partneritete klienteliste me oligarkinë e TIK-ut.

Ky vendim është dëshmia e një qeverie që po privatizon çdo shërbim për interesat e saj korruptive Me qenë se AKSHI është në varësi të tij, ne i drejtojmë sot publikisht këto pyetje Kryeministrit Edi Rama: Pse po krijohet një AKSHI paralele? Nëse AKSHI ka funksionuar me sukses ashtu siç pretendoni në propagandën tuaj, pse po detyroheni të krijoni një strukturë tjetër paralele me 345 punonjës që dublon pothuajse 100% të funksioneve të saj?

Pse po fshiheni pas një statusi ‘privat’ për të shmangur tavanin e pagave? Pse u zgjodh formula e një shoqërie aksionare që operon si biznes privat për të kryer shërbime publike  duke ju dhënë mundësinë të paguani rroga luksi për njerëzit e oborrit tuaj politik me paratë e taksapaguesve?

Cili është fati i 700 milionë lekëve të para nga Buxheti i Shtetit? Mbi çfarë analize financiare u alokua kapitali fillestar prej 700 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për këtë kompani? Si mund t’i jepet kjo shumë e jashtëzakonshme një entiteti të ri, ndërkohë që arsimi publik, shëndetësia dhe shtresat në nevojë vuajnë nga mungesa e fondeve bazë?

Meqenëse ADS ka të drejtë të caktojë vetë çmimet e shërbimeve për institucionet shtetërore, si do të parandalohet skema ku paratë e institucioneve publike transferohen pa kontroll drejt kësaj kompanie përmes faturave të fryra artificialisht?

ADS-së gëzon lirinë për të marrë pjesë me kapital në kompani të tjera brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. A është ky një autorizim i qëllimshëm për të transferuar paratë dhe asetet e teknologjisë shqiptare drejt kompanive private, duke përdorur parajsat fiskale për të fshehur përfituesit e vërtetë?

Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj strukture dhe hetimin pa vonesë nga organet e drejtësisë të kësaj skeme të re të zhvatjes së buxhetit të shtetit./Dosja.al

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër