Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai theksoi se ky front nuk ka për qëllim bashkëqeverisjen, por largimin e asaj që e quajti “e keqja më e madhe për vendin”, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha u shpreh se çdo forcë apo individ që e konsideron veten opozitar duhet t’i bashkohet kësaj nisme.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit në sesionin e pyetje-përgjigje, foli edhe për tryezën e dialogut politik me përfaqësues të shoqërisë civile dhe aleatët opozitarë, duke e cilësuar këtë nismë si një përpjekje për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër qeverisë Rama.
Ai theksoi se ky front nuk ka për qëllim bashkëqeverisjen, por largimin e asaj që e quajti “e keqja më e madhe për vendin”, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha u shpreh se çdo forcë apo individ që e konsideron veten opozitar duhet t’i bashkohet kësaj nisme.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha gjithashtu se është e rëndësishme të bëhet një dallim i qartë mes intelektualëve të vërtetë dhe atyre që ai i konsideron pseudointelektualë. Sipas tij, individë si Bamir Topi, Lulzim Basha dhe të tjerë, kanë pasur mundësi të shumta për të kontribuar për mirëqenien e Shqipërisë, por, në vend që të shfrytëzonin mundësitë që u janë ofruar, ata kanë vepruar për interesat e tyre personale, duke krijuar pasuri dhe përkeqësuar gjendjen politike të vendit.
PJESË NGA BISEDA:
Pyetje: Në kuadër të tryezës së dialogut politik, a mendoni se intelektualët duhet të ftojnë dhe Bamir Topin, Lulzim Bashën, Alibeajn, Patozin etj.
Sali Berisha: A po flet për intelektualë apo pseudointelekual. Më fal, të lutem. Unë e di që ndofta kjo nuk të vjen për shtat, por unë ta them me sinqeritet dhe më del nga zemra. Dhe të lutem shumë, për t’u bindur për këtë, ktheu pak në vitin 1990 dhe lexo, një intervistë që i kam dhënë gazetës ‘Drita’ dhe mund të jesh i pari njeri që i them lexo diçka timen, se nuk është kurrë në zakonin tim, në të cilin unë bëj dallimin në intelektual dhe pseudointelektual.
E kisha problem shumë këtë, sepse kishte intelektual të vërtetë, kishte të tjerë, pastaj që quheshin intelektual dhe silleshin si pseudointelektual. Tani këta janë fatkeqësia, pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit, janë mjerimi kombëtar, kështu që unë them, që më mirë të mos i ngatërrojmë. A të bëj një pyetje tani ty. A nuk patën rastin ata për të qenë në të mirë të Shqipërisë?
Kjo parti a nuk u dha atyre çdo mundësi? Të lutem, a nuk u dha tyre çdo mundësi, dhe çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij, të Lulzim Bashës, pasurimi i tij dhe shkatërrimi. Për atë tjetrin shko e pyet ata që u drejtojnë fushatën se çfarë të thonë. Prandaj, mos bëjmë fjalë me pseudointelektual.
Më gjej intelektual të vërtetë dhe unë, ç’është e vërteta kam nderimin më të madh./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se fermeri që ngriti zërin në Divjakë kundër Edi Ramës shp...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi vizitën e Edi Ramës në Izrael, ku sipas tij "këmba e Ramës shk...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur për rastin e gjyqtares Irena Gjoka tha se ajo e ka kapur shtetin për fyti, pasi ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët deklaroi se opinioni ndërkombëtar p&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se është e r&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se reforma territoriale e ndërmarrë më parë, që ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët komentoi refuzimin e Kuvendit p&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët se heshtja e ambasador&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nga qytetarët se pse Agron Shehaj nuk po pranon t’i bashkohet tryezës ...
Sali Berisha TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët deklaroi se një nga objektivat kryesore t...