4 Shtator 2024, 20:33
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje demokratëve që të lënë mënjanë çdo hatërmbetje mes tyre. Më tej Kryedemokrati u shpreh se forca tregohet vetëm kundër armikut të përbashkët, kundër armikut të Shqipërisë, kundër armikut të shqiptarëve, kundër armikut të fëmijëve shqiptarë që nuk ushqehen dot për shkak të vjedhjeve të tij.
"Miqtë e mi, koha është e provës së madhe, e provës më të madhe në 32 vite, e provës se fitores, së shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Edi Rama ka krijuar një mburojë me drejtësinë që kontrollon. Asnjë krim i tij nuk ndëshkohet. Çdo akt i madh kriminel ndaj votës nuk ndëshkohet, por mbrohet. Përdorimi i bandave kundër qytetarëve për t’u rrëmbyer votën nuk ndëshkohet, por mbrohet. Krijimi i ushtrisë terroriste elektorale të patronazhistëve nuk ndëshkohet, por mbrohet. Atëherë çfarë mbetet? Mbetet zemërimi ynë, mbetet revolta jonë, mbetet përballja dhëmb për dhëmb gjer në fitore. Askush nuk do ketë iluzione se do vijë dikush të na mbrojë votën tonë.
Miq, ne kemi detyrë të shenjtë garantimin e votës së lirë. Por vota e lirë nuk mbrohet me pushkë, vota e lirë mbrohet duke mposhtur armiqtë e saj të lirë. Duke mposhtur Edi Ramën, qeverinë e tij. Ndaj o sot o kurrë, të bashkohemi në betejë vendimtare. U bëj thirrje demokratëve të lënë mënjanë çdo lloj hatërmbetje dhe u kujtoj një gjë, se energjia, forca, guximi nuk tregohet me njëri-tjetrin, tregohet kundër armikut të përbashkët, kundër armikut të Shqipërisë, kundër armikut të shqiptarëve, kundër armikut të fëmijëve shqiptarë që nuk ushqehen dot për shkak të vjedhjeve të tij. Kundër armikut të interesit kombëtar të shqiptarëve që sanksionon dhe izolon Kosovën. Kundër armikut që varfëron çdo ditë qytetarët," tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Shtator 2024, 20:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme e ka quajtur Edi Ramën, Madu...
Politike
4 Shtator 2024, 20:11
r.ll
gledian llatja
ELBASAN- Konferenca e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me deklaratën e kryebashkiakut të Elbasanit, Gled...
Politike
4 Shtator 2024, 19:15
r.ll
mbledhja e kryesisë
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi anëtarëve q...
Politike
4 Shtator 2024, 18:58
r.ll
mbledhja e kryesisë
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zba...
Politike
4 Shtator 2024, 18:52
r.ll
mbledhja e kryesisë se pd
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë fjalë së tij se që nga viti 2017 deri në...
Politike
4 Shtator 2024, 18:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike po mban fjalën e tj në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë...
Politike
4 Shtator 2024, 17:53
S.B
Rama dhe Koçiu
Teksa spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve dhe pacientët lihen pa kurim deri në vdekje me just...
Politike
4 Shtator 2024, 15:57
r.ll
mbledhja e komisionit
TIRANË-Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi...
Politike
4 Shtator 2024, 14:28
M.B
Fjoralba Dizdari
TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në nj&...
Politike
4 Shtator 2024, 14:21
M.B
Selia e PD
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme rreth orës 18:00. Këtë lajm e ka konfirmua...