LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ambasadorët e emëruar marrin kritika për anësinë politike për mungesë të karrierës diplomatike

Sipas propozimeve të dërguara në parlament nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, komisioni dëgjoi fillimisht Meri Kumben, aktualisht zëvendësministre e Kulturës, kandidate për ambasadore në Izrael, juristja Zhaklina Peto për kandidate për në Malin e Zi, ish-deputetët socialistë, Ervin Bushati, për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vasilika Hysi për drejtimin e zyrës diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

10 Qershor 2023, 09:15 Nga I.A
BIRN: Ambasadorët e emëruar marrin kritika për anësinë
Komisioni i Jashtem

TIRANË- Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të propozuar nga qeveria, ku spikasin emrat e ish-deputetëve të partisë socialiste dhe kandidatë pa karrierë diplomatike. Sipas propozimeve të dërguara në parlament nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, komisioni dëgjoi fillimisht Meri Kumben, aktualisht zëvendësministre e Kulturës, kandidate për ambasadore në Izrael, juristja Zhaklina Peto për kandidate për në Malin e Zi, ish-deputetët socialistë, Ervin Bushati, për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vasilika Hysi për drejtimin e zyrës diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

Përzgjedhja e emrave u prit me kritika nga opozita, por veçanërisht dy kandidatët që vini  nga radhët e PS-së, për shkak të politizimit të tyre dhe mungesës së përvojës në fushën e diplomacisë.

“Do të doja kandidatë që vijnë nga administrata e Ministrisë së Jashtme, që kanë ndërtuar një karrierë në diplomaci”- tha Dritan Shehi.

Ndërsa, Tomorr Alizoti vuri në dyshim paanshmërinë politike në kryerjen e detyrës së përfaqësuesit diplomatik dhe i cilësoi “qoka” politike të kryeministrit Rama emërimet e reja. “Politika e jashtme nuk i përket PS-së”- iu drejtua ai Bushatit.

Nënkryetari i komisionit, Agron Gjekmarkaj, vuri në dyshim dhe integritetin e emërimeve të reja. “Në diplomaci pa hequr ndonjë emër cilësor, ka shumë mediokritet”- tha ai duke in kujtuar Bushatit se ai kishte qenë publikisht aktiv në mbrojtje të qeverisë dhe nuk ofronte garanci për paanshmëri politike si ambasador.

Bushati u përgjigj se detyrën e ambasadorit e shikonte si një mision patriotik. “Kam mësuar që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë, jashtë dyerve të politikës na bëjnë gjithmonë bashkë”- tha ai.

Gjatë seancës me Vasilika Hysin, deputetët e opozitës vlerësuan karrierën e saj jashtë politikës si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, që sipas tyre ishte më e dobishme për vendin se sa emërimi si ambasadore.

“Meqë kur ka qenë PD në pushtet keni kërkuar të drejtat e njeriut do t'u bënte dhe më të moralshme tani që është PS në pushtet, të vini në detyrë të drejtat e njeriut”- i tha Alizoti.

Hysi tha se emërimi si ambasadore nuk do ta zbehë rolin e saj për forcimin e të drejtave të njeriut, pasi puna që do të bëjë lidhet me organizatat dhe misionet ndërkombëtare që vëzhgojnë zbatimin e të drejtave të njeriut.

Në listën e kandidatëve të rinj është dhe Fatmir Velaj, ish-deputet dhe këshilltar i kryeministrit Rama, për të drejtuar misionin diplomatik në Austri, gazetari Mustafa Nano, si dhe lëvizje paralele të konsujve apo ambasadorëve aktualë në përfaqësi të tjera diplomatike.

Marrë nga Reporter.al

komisioni i jashtem ambasadoret e rinj

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë