Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama ka thënë se nuk ka komunikuar me Kurtin pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka treguar edhe një herë se nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek Gjermania dhe Franca. Në një intervistë për gazetën 'Nacionale', Rama ka thënë se nuk ka komunikuar me Kurtin pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris. Ai ka treguar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme.
“Jo. Unë dua të jem shumë fer dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”.
Ai ka bërë me dije se shteti shqiptar është në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për situatën e fundit në veri.
“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjera përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar”.
Rama ka mohuar mundësinë që në Kosovë të ketë luftë. Ai ka thënën se Serbia nuk mund të bëj luftë me SHBA-të.
“Kjo është gjeja e fundit që unë imagjinoj. Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë. Për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë. Sa për dijeni të atyre që kanë harru, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të terë të huaj në territorin e vet, dhe për sa kohë nuk është e njohur nderkombetarisht nga të gjithë. Kështu që, çfarë do të bëj Serbia, do të sulmojë Amerikën?”.
Nisma e Ramës për të dërguar një draft-statut për Asociacionin në vendet më të fuqishme të Evropës ka nxitur reagime të ndryshme në Kosovë. Disa nga partitë politike e kanë kundërshtuar e disa e kanë përkrahur veprimin e kryeministrit shqiptar. Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar për këtë çështje./Dosja.al
Yuri Kim, Erion Veliaj TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësi...
Flutura Acka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, deklaron se do të dëshironte që PD të vinte n...
Kreshnik Collaku TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se ka kërkuar çdo herë bashkim të...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Ish-kreu i Komanduar i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave t&eu...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Pëtrgjithshme, kryebashkiakun e koal...
Vasilika Hysi TIRANË- Kandidatja për ambasadore në Gjenevë Vasilika Hysi ka deklaruar se misioni në Gjenevë ka shumë...
Albin Kurti dhe Edi Rama Qeveria e Kosovës ende nuk e ka komentuar nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për hartimin e një projekt...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet lokale janë lejtuar që të votojnë edhe fëmijë 10-...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nëse është i gatshëm që të largohet nga l...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklarura se draft-statiti i Edi Ramës për Asosacionin në...