9 Qershor 2023, 17:12
Nga A.B
Yuri Kim, Erion Veliaj
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Tiranës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, e ftoi Kim ta konsiderojë kryeqytetin shqiptar si shtëpinë e saj kudo që ajo të ndodhet në misionet e saj diplomatike.
“Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi pasur në qytet, si qytetare të Tiranës. Të falënderoj shumë për dashurinë, për kujdesin, të falënderoj shumë për bashkëpunimin fantastik që skuadrat tona kanë pasur. Mezi pres që të kthehesh prapë, ta trajtosh këtë vend si shtëpinë tënde. Kjo është arsyeja pse dua që, në emër të qytetit të Tiranës, të të nderojmë me ‘Çelësin e Qytetit’, si një mënyrë simbolike për të kuptuar se kjo është një derë e hapur, është një shtëpi e hapur, është një zemër e hapur dhe ne nuk i harrojmë miqtë”, u shpreh Veliaj.
Kim u shpreh se Tirana ka qenë një shtëpi për të dhe se tanimë që po largohet, ajo do të mbetet familja e saj.
“Faleminderit shumë! Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi”, u shpreh ajo.
erion veliaj yuri kim
Politike
9 Qershor 2023, 16:27
A.B
Flutura Acka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, deklaron se do të dëshironte që PD të vinte n...
Politike
9 Qershor 2023, 15:58
A.B
Kreshnik Collaku
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se ka kërkuar çdo herë bashkim të...
Politike
9 Qershor 2023, 14:29
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ish-kreu i Komanduar i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave t&eu...
Politike
9 Qershor 2023, 14:07
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Pëtrgjithshme, kryebashkiakun e koal...
Politike
9 Qershor 2023, 13:51
I.A
Vasilika Hysi
TIRANË- Kandidatja për ambasadore në Gjenevë Vasilika Hysi ka deklaruar se misioni në Gjenevë ka shumë...
Politike
9 Qershor 2023, 13:16
k.m.
Albin Kurti dhe Edi Rama
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka komentuar nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për hartimin e një projekt...
Politike
9 Qershor 2023, 13:03
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet lokale janë lejtuar që të votojnë edhe fëmijë 10-...
Politike
9 Qershor 2023, 13:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nëse është i gatshëm që të largohet nga l...
Politike
9 Qershor 2023, 12:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklarura se draft-statiti i Edi Ramës për Asosacionin në...
Politike
9 Qershor 2023, 12:51
I.A
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk e sheh Ervin Bushatin të përshtatshëm për ambasador...