LIVE UPDATES
Politike

“Nuk është në dorën tuaj!”, eksperti i BE në podcastin e Bushatit: Lufta në Ukrainë hapi mundësi për integrimin e BP

Bushati mendon se lufta në Ukrainë e ka ridimensionuar identitetin e procesit të zgjerimit. Me statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, ai thotë se perceptimi i finalitetit politik të Europës, në njëfarë mënyre, është zhvendosur nga Ballkani tek vendet e Partneritetit Lindor.

9 Qershor 2023, 19:39 Nga A.B
“Nuk është në dorën tuaj!”, eksperti i BE
Gerald Knaus dhe Ditmir Bushati

TIRANË- Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në qëndrimin e Bashkimit Europian. Bushati bisedon në këtë episod me Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet (European Stability Initiative), një organizatë, që promovon procesin e zgjerimit të BE-së dhe është shumë e afërt me Ballkanin Perëndimor.

Bushati mendon se lufta në Ukrainë e ka ridimensionuar identitetin e procesit të zgjerimit. Me statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, ai thotë se perceptimi i finalitetit politik të Europës, në njëfarë mënyre, është zhvendosur nga Ballkani tek vendet e Partneritetit Lindor.

Gerald Knaus thekson se pas luftës në Lindje, drejtuesit e BE-së duhet të mendojnë për një zgjerim të ri, pasi avantazhet janë më të mëdha, kur e bën luftën të pamendueshme dhe kur krijon një hapësirë të madhe me një treg të madh të vetëm, pa pengesa ndërmjet shteteve dhe një Europë më të fortë. “Pas kësaj lufte vjen një mundësi e re dhe sinqerisht, mendoj se sikur të mos kishte një luftë në Ukrainë nga ana e Rusisë tani, nuk besoj se Bashkimi Europian do të zgjerohej përsëri, sepse me 27 anëtarë, shumë prej këtyre shteteve janë të lumtur me gjendjen ekzistuese. Por, me luftën kundër Ukrainës dhe ndërgjegjësimin se Europa nuk është e plotësuar dhe me luftën e shkatërrimin e kontinentit, valën e refugjatëve, katastrofat, le të hedhim gjithçka mbrapa krahëve. Shpresoj që kjo të jetë një mundësi edhe për Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo është arsyeja, ky është çasti për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që vërtet me bindje dhe me përqendrim të madh të nxisin kryeqytetet europiane për ndryshimin e procedurës ekzistuese që nuk shpie drejt aderimit në BE, çka përbën domosdoshmëri”, thotë ai.

Drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet ndalet dhe në deklaratat e Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit francez Emmanuel Macron për procesin e zgjerimit të BE-së:

“Jam i habitur që shumë njerëz nuk dëgjojnë se çfarë po thonë saktësisht Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron si dhe të tjerë. Pse nuk mund të japin një datë ata për anëtarësimin në BE? Olaf Scholz thotë se duam të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, por thotë edhe se, për ta bërë të mundur këtë, Bashkimi Europian duhet të ndryshojë. Ai kërkon reformimin e BE-së që e dimë që nuk ka për të ndodhur. Le ta themi troç, të marrim shtetet Balltike, Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë, apo disa prej shteteve anëtare të vjetra madje, ato nuk do të heqin dorë nga vetoja për shumë çështje. Nuk kanë për të hequr dorë dhe po e thonë se nuk do ta bëjnë. Pra, nëse Olaf Scholz thotë të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, por në fillim duhet të ndryshojë BE-ja, ku të gjitha shtetet anëtare bien dakord që të mos ketë më veto për shembull për politikën e jashtme, dhe pastaj një numër shtetesh anëtare të BE-së thonë se nuk do të heqim dorë nga vetoja, atëherë ajo që po thotë Olaf Scholz është se kjo gjë nuk varet nga Ballkani, nuk varet nga ju. Ju mund t’i bëni të gjitha reformat, por nëse ne nuk biem dakord ndërmjet nesh, ju nuk do të anëtarësoheni kurrë”, deklaron Gerald Knaus.

Bushati dhe Knaus trajhtojnë dhe sfidat e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanirt Perëndimor dhe avantazhet që sjell pranimi i tyre në tregun e brendshëm të BE-së.

“BE-ja propozon një politikë tërësisht kontradiktore, që thotë se shtetet e rajonit duhet të punojnë së bashku dhe të reduktojnë të gjitha pengesat ndërmjet tyre. Por në çastin që Mali i Zi do të anëtarësohet në BE, do t’i duhet t’i rivendosë të gjitha pengesat ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Kur Kroacia u bë pjesë e BE-së, iu desh të ndërtonte urën më të shtrenjtë në historinë e saj, vetëm që të anashkalonte 20 kilometra territor të Bosnje-Hercegovinës, sepse kamionët nuk mund të kalonin në Bosnje. Pra, nëse Shqipëria ose Mali i Zi anëtarësohen në BE, do t’ju duhet të rivendosni të gjitha këto kontrolle kundrejt Kosovës apo kundrejt Serbisë. Kjo nuk ka kuptim. Mënyra se si të integrosh vendet e rajonit, të gjitha vendet e rajonit, është t’i bësh të ecin drejt tregut të brendshëm europian. Atëherë zhduken pengesat ndërmjet vendeve të rajonit. Mendoj se kjo mund t’i ofrohet sot edhe Kosovës. Kjo është përgjigja ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, për t’u thënë kosovarëve: nëse i përmbushni kriteret dhe ne ju ndihmojmë që t’i përmbushni, edhe ju mund t’i bashkoheni tregut të brendshëm të BE-së”, deklaron Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet.

Sipas Gerald Knaus, Ukraina duhet ta evitojë rrugën e ndjekur nga Ballkani Perëndimor.

“Nëse atyre iu ofrohet i njëjti proces, që i është ofruar Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ata do të jenë po aq të zhgënjyer pas pesë vitesh, sa janë shumë njerëz në Ballkan tani. Ata duhet të kërkojnë që të kenë një proces të bazuar në meritë që të varet nga ata se kur do të jenë pjesë e tregut të brendshëm. Në të njëjtën kohë, vendet e përparuara në Ballkan, anëtarët e NATO-s, ata që janë më mirë të integruar, si Mali i Zi, Shqipëria duhet të thonë se nëse ia propozoni këtë Ukrainës, kërkojmë të na propozohet edhe neve në Ballkan. Kështu ka funksionuar gjithmonë Europa. Nëse në 4 vitet e ardhshme Ballkani Perëndimor pranohet në Schengen, nuk do të ketë më kufij të dukshëm, jashtë BE-së dhe brenda rajonit. Dhe të gjithë janë brenda tregut të brendshëm, pra kushdo nga Ballkani Perëndimor mund të punojë kudo, çdo biznes nga jashtë mund të shkojë kudo në Ballkan dhe zbatohen të njëjtat rregulla. Çfarë vizioni paqeje dhe lulëzimi i pandërprerë!”

ditmir bushati gerald knaus

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë