LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Në vend të investimeve, bashkitë fryjnë stafet me punëtorë

Dhjetë vjet më parë, një reformë administrative u ndërmorr në Shqipëri nën premtimin e rritjes së efikasitetit administrativ dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Të dhënat e fundit të siguruara nga BIRN tregojnë se në fakt, numri i të punësuarve në pushtetin vendor ka shënuar kulmin në vitin 2023.

18 Korrik 2024, 15:30 Nga r.ll
BIRN: Në vend të investimeve, bashkitë fryjnë stafet me
edi rama dhe rakip suli

TIRANË- Numri i të punësuarve buxhetorë në njësitë e pushtetit vendor arriti në 37 mijë në vitin 2023, me një rritje me 12% kundrejt vitit 2019 dhe me rritje gati 90% në krahasim me vitin 2015. Rritja dramatike e numrit të punonjësve në pushtetin vendor përgjatë dekadës së fundit vjen në një kohë kur popullsia faktike e pranishme në territorin e pothuajse të gjitha bashkive ka rënë, gjë që nënkupton nevojën për më pak punëtorë për të kryer shërbimet përkundrejt popullsisë së mbetur.

Të dhënat zyrtare të analizuara nga BIRN tregojnë se numri i të punësuarve në njësitë e qeverisjes vendore para reformës së vitit 2015 ishte vetëm 20 mijë ndërsa në vitin 2023 është rritur në 37 mijë. Arsyeja kryesore e reformës së vitit 2015 ishte që, përmes reduktimit të njësive të qeverisjes vendore nga 394 në 61, të mund të uleshin kostot administrative dhe të çliroheshin fonde në dispozicion të investimeve për rrugë, ujësjellësa apo kanalizime, apo për të krijuar sistemin e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave, funksione këto kyçe të pushtetit vendor.

Pushteti vendor është administruar nga kryebashkiakë socialistë nga viti 2019 e deri në vitin 2023 në gjashtëdhjetë nga gjashtëdhjetë e një bashki, ku Shkodra ishte përjashtimi i vetëm. Mandati 2019-2023 u krijua pas refuzimit të opozitës kryesore për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2019, gjë që bëri që socialistët të kontrollonin jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe shumicat dërrmuese të këshilleve bashkiake

Përgjatë këtij mandati, numri i të punësuarve në pushtetin vendor u rrit nga 33 mijë në 37 mijë ose me 13%. Në 50 nga 61 bashkitë e vendit mandati u shoqërua me rritje të numrit të të punësuarve, ndërkohë që supozohet se pushteti vendor ka nevojë të rrisë investimet për shërbimet publike bazë, ujësjellësa, kanalizime, rrugë rurale apo pastrim e gjelbërim. Në trembëdhjetë bashki në fakt rritja e numrit të të punësuarve është në një masë jo më të madhe se sa 5% për katër vjet ndërsa në vetëm 11 bashki, numri i të punësuarve faktikë nuk u rrit ose pësoi rënie. Shumica e bashkive në të cilat numri u ul ose nuk u rrit në mënyrë domethënëse janë në fakt bashki të vogla për nga numri i popullsisë.

BIRN: Në vend të investimeve, bashkitë fryjnë stafet me

Numri i të punësuarve në nivel vendor në përgjithësi është vështirë që të gjendet dhe bashkitë vetë rrallëherë kanë nivelin e mjaftueshëm të transparencës për sa staf kanë dhe për çfarë shërben stafi që kanë apo se sa kushton mbajtja e këtyre punëtorëve. Për më tepër, përveç stafeve bashkiake, bashkitë kanë edhe kompani nën pronësi, të tilla si ujësjellësit, të cilat, duke qenë kompani më vete dhe jo agjenci buxhetore, kanë stafet përkatëse të papërfshira në këto shifra. Shifrat e vitit 2023 u publikuan në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë si pjesë e projektligjit të Buxhetit Faktik. Këto të dhëna janë publikuar rrallë nga Ministria e Financave gjatë viteve të shkuara kështu që nuk është e mundur të vërehet se në cilin vit specifikisht janë shtuar të punësuarit. Rrjedhimisht, të dhënat mbi numrin e të punësuarve buxhetorë në bashki disponohen vetëm për vitet 2018, 2019 dhe 2023.

Të punësuarit e sektorit publik në Shqipëri ndahen në “buxhetorë” dhe “jobuxhetorë”, ku në kategorinë e parë janë të punësuarit, paga e të cilëve mbulohet nga taksat që paguajnë qytetarët ndërsa në sektorin “jobuxhetorë” pëfshihen të punësuarit në kompanitë nën pronësinë publike, të cilët i marrin rrogat nga pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në shkëmbim të shërbimeve apo mallrave të shitura nga këto kompani. Ndarja gjithsesi nuk është e prerë sepse shumë nga kompanitë nën pronësi publike shpesh janë me humbje dhe subvencionohen nga buxhetet që paguhen përmes sistemit të taksimit. Kështu p.sh., kompanitë e futbollit janë në masë të subvencionuara nga buxhetet bashkiake pavarësisht se në teori janë kompani më vete e po kështu, ndërmarrjet e ujësjellësave marrin subvencionime, të cilat, teorikisht duhet të shërbejnë për të kryer investimet e nevojshme për furnizim me ujë pavarësisht se praktikisht përfundojnë për të paguar stafe të fryra.
Bashkia e Kamzës, e cila qeveriset nga Partia Socialiste që nga viti 2019, ka rritur numrin e të punësuarve me 70%, nga 643 vetë katër vjet më parë, në 1094 vetë në vitin 2023. Bashkia, e cila aktualisht i furnizon të 96 mijë banorët e saj me vetëm katër orë ujë dhe që, për furnizimin me ujë, furnizim për të cilin, tashmë prej disa vitesh nuk paguan koston te Ujësjellës Kanalizime Tiranë që shërben si furnitor me shumicë, dukshëm e ka parë më me prioritet që të shtojë numrin e rrogëtarëve në vend të investimeve për rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë.

Bashkia Devoll renditet e dyta me një rritje të numrit të të punësuarve me 50% në krahasim me katër vjet më parë ndërsa bashkia e Vlorës, e cila, përgjatë dekadës së fundit ka humbur 20% të popullsisë dhe ku furnizimi me ujë i së cilës është tashmë famëkeq në të gjithë vendin dhe ku ndërmarrja e ujësjellësit ka akumuluar mbi 80 milionë euro borxhe, e ka parë të arsyeshme të shtojë të punësuarit me 34%. Aktualisht në këtë bashki marrin rrogën 1339 vetë.

Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe në vend për nga popullsia dhe këtu, numri i të punësuarve përgjatë katër viteve të fundit është rritur me 20%. Sot në këtë bashki punojnë 8112 vetë si punonjës buxhetorë. Në këtë shifër nuk përfshihen disa mijëra të tjerë që punojnë në kompani nën pronësinë e bashkisë, të cilët janë në kategorinë “jobuxhetorë”.
Elbasani dhe Berati janë nga të paktat bashki të mëdha të cilat, përgjatë katër viteve të fundit, nuk kanë njohur rritje domethënëse të të punësuarve buxhetorë.

Në nivel kombëtar, Tirana është bashkia me numrin më të madh të të punësuarve buxhetorë me 8112 vetë pasuar nga Durrësi me 1779 dhe Elbasani me 1412 punonjës. Bashkia e Pustecit është më e vogla me 83 punonjës ndërsa ajo e Libohovës ka 91 punonjës.

Krahasimi i numrit të të punësuarve buxhetorë të bashkive me nurmin e popullsisë rezidente të numëruar nga Censi 2023, tregon se bashkia e vogël e Fushë-Arrëzit në veri mban rekordin me 238 të punësuar për më pak se 5 mijë banorë. Në këtë bashki, pothuajse një në njëzet banorë është i punësuar në bashki. Nuk mbetet pas bashkia fqinje e Pukës ku janë të punësuar 294 vetë për pak më shumë se 6,200 banorë apo Pusteci, ku ka 83 të punësuar për 1,843 banorë.

Bashkia e Shkodrës, e cila gjatë mandatit 2019-2023 ka qenë e vetmja bashki nën kontrollin e opozitës, shënon rekordin pozitiv. Në këtë bashki me 102 mijë banorë, gjatë kësaj periudhe kishte 979 të punësuar buxhetorë ose më pak se 1 në çdo 100 banorë. Mesatarisht në nivel kombëtar bashkitë kanë 1.5 të punësuar buxhetorë për çdo 100 banorë.

Numri i të punësuarve në sektorin publik në tërësi është rritur në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit për shkak se dukshëm qeveria ka tendencën të shtojë rrogëtarët në shkëmbim të votave, pavarësisht se popullsia e vendit ka pësuar rënie. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, sektori publik zë aktualisht 183 mijë të punësuar, me rritje prej 20 mijë punonjësish në krahasim me vitin 2016. Numri i lartë i të punësuarve në sektorin publik dhe pagat që këta punonjës shtesë hanë nga buxheti i shtetit detyrimisht gërryejnë kapacitetet për investime publike, investime të cilat, në një situatë normale, do të ndihmonin vendin që jo vetëm të kishte shërbime publike më cilësore në furnizim me ujë, rrugë apo kanalizime, por do të ndihmonin në përshpejtimin e rritjes ekonomike të vendit. Përkundër rritjes së numrit të të punësuarve në shtet, numri i popullsisë aktualisht banuese në Shqipëri ka rënë nga pak më shumë se 2.8 milionë banorë në vetëm 2.4 milionë mes viteve 2011 dhe 2023, gjë që, logjikisht do të kërkonte një ulje proporcionale në numrin e të punësuarve në sektorin publik./Reporter.al

birn bashkite ne vend

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje