LIVE UPDATES
Politike

"Biznesi duhet të reagojë fuqishëm kundër narko-euros!" Berisha: Do të marrin fund taksat absurde në ndërtim

Gjithashtu Berisha tha se shpreson t’i paraqesin biznesit shqiptar për të gjithë sektorët një platformë të Made in Albania, pasi, sipas tij, Made in Albania është shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore që duan të ndërtojnë.

27 Mars 2025, 12:31 Nga M.B
"Biznesi duhet të reagojë fuqishëm kundër
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Berisha tha se biznesi duhet të reagojë fuqishëm kundër "narko-euros". Ai shtoi se në rast se Partia Demokratike vjen në pushtet, do  të marrin fund taksat në ndërtim të cilën e konsideron si "absurde". Gjithashtu Berisha tha se shpreson t’i paraqesin biznesit shqiptar për të gjithë sektorët një platformë të Made in Albania, pasi, sipas tij, Made in Albania është shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore që duan të ndërtojnë.

"Do gjejmë një mënyrë që ndërtuesi të mos ndërtojë dhe të presë vetë pa i shitur, por jam dakord që të mos trajtohen sikur janë shitur dhe po përdoren. Tani, ju keni bërë një platformë shumë të mirë dhe kjo ishte platforma jonë. Ne u garantoj që do pasqyrojmë plotësisht shqetësimet tuaja dhe i gjejmë shumë të arsyeshme dhe shumë të drejta. Në këtë mënyrë ne shpresojmë t’i paraqesim biznesit shqiptar për të gjithë sektorët një platformë të Made in Albania, pasi Made in Albania është shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore që duam të ndërtojmë", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Porti i Durrësit, mos e pyet. Porti i Durrësit ka vetëm një funksion, të mos kapet asnjë kg drogë. E ka marrë Poja tani, e kishte ky Vengu, tani e administron në aparencë një drejtor, në fakt drejtori i vërtetë është kapobanda e Durrësit, Troplini. E keni shumë të drejtë që kërkoni, sepse është një keqardhje e madhe për punonjësit e sektorit të turizmit. Ata shpërngulen nga të katër anët dhe ata ngelen. Shteti duhet të ndërhyjë, t’i mbështesë. Këtu duhet mbështetur turizmi, që bashkë me sipërmarrjen, këta punonjës të mbështeten. Jam dakord plotësisht me vendosjen e bakshishit të pataksueshëm. Ai ekziston, po një gjë që ekziston, më mirë legjitimoje dhe quaje pjesë të shërbimit që ai bën dhe mos ia takso. Do të kalojmë ligjin e sponsorizimeve, me të cilin biznesi do të ketë lirinë e mjaftueshme për të investuar për bamirësi, për të investuar për kulturë, sport dhe fushat që ai do të kontribuojë.

Unë po vij nga Napoli dhe një biznesmen shqiptar kishte sponsorizuar boksierin që kishte dalë kampion bote dhe më dhuroi dorezën e boksit me të cilën kishte hedhur nokaut kundërshtarin. Detyrimisht që ky ligj do të kalojë shumë shpejt dhe do jetë ndër ligjet e para që do kalojmë. Taksat e ndërtimit, këto janë absurde. Do marrin fund në këtë mënyrë. Le që nuk e kemi pasur këtë strehimin social. Pra rikthehen tek nivelet më të ulëta absolutisht me një indeksi të asaj që ka qenë dhe jo 10 herë më e lartë se sa është sot. Taksa e plehrave, taksa Rama. Pyesni policët, dilni tek Kthesa e Kamzës dhe polici detyrohet të nderojë kamionin, nuk le një kamion të kalojë. Dheu është mall, dikush e heq, tjetri e blen sepse i duhet. Kurse ky tani do që t’ia dorëzosh të gjithë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe ata e shesin dhe do shkosh ta blesh tek ata.

Ky është një nga aktet më korruptive. Por problemi është se meqenëse del emri i Edi Ramës aty, ata nuk e hetojnë. Ju lutem, edhe ju u kërkoj që të ngrini zërin fuqishëm kundër narko-euros. Eksportet po vdesin në Shqipëri nga narko-eurot. Sepse ju jeni vetë biznesmenë, por nëse të ulet fitimi 30 përqind, çfarë të mbetet për të fituar pastaj? Vetëm me euron, këta sipërmarrës gjobiten me 35 përqind dhe po falimentojnë njëri pas tjetrit. Ndaj dhe bie prodhimi dhe punësimi nga viti në vit. Është e domsodoshme të ngremë zërin. Është krijuar në Shqipëri narko-euro. Nuk ekziston në asnjë vend tjetër të Europës sepse nuk ka narko-shtet, vetëm Shqipëria është narko-shtet. Ne do krijojmë bordin që do bëjë vlerësim dinamik dhe që do kompensojë çdo eksportues masën e dëmit që i vjen nga lëvizja e kursit të këmbimit nga euro. Taksa për pronat e pashitura. Dakord jam. Natyrisht që do gjejmë një mënyrë sepse siç e dini ka një ndërhyrje të fuqishme të narko-sektorit. Ndërhyrjen e bën më shumë në ndërtim ai.

Do gjejmë një mënyrë që ndërtuesi të mos ndërtojë dhe të presë vetë pa i shitur, por jam dakord që të mos trajtohen sikur janë shitur dhe po përdoren. Tani, ju keni bërë një platformë shumë të mirë dhe kjo ishte platforma jonë. Ne u garantoj që do pasqyrojmë plotësisht shqetësimet tuaja dhe i gjejmë shumë të arsyeshme dhe shumë të drejta. Në këtë mënyrë ne shpresojmë t’i paraqesim biznesit shqiptar për të gjithë sektorët një platformë të Made in Albania, pasi Made in Albania është shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore që duam të ndërtojmë. Ne do investojmë dhe besojmë se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme energjetike, sidomos tani me rënien e çmimeve të paneleve solare, Shqipëria mund ta nxjerrë prodhimin diellor prodhimin më kryesor, mjafton që të përkrahë biznesin dhe kompanitë privatë, por edhe qytetarët në instalimin e paneleve. Po kështu ne mbetemi të vendosur shumë për shfrytëzimin e erës, ka një potencial shumë të madh eolik Shqipëria dhe ne do bëjmë gjithçka. Ne kemi një nga gazsjellësit e mëdhenj të Europës. Ne hapat e para që do bëjmë, gazifikimin e qyteteve dhe do shqyrtojmë akcizën e gazit siç e thatë. Pra, një transformim i madh na pret përpara dhe gjithnjë ky partneritet është interesi më i mirë i qytetarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit