LIVE UPDATES
Politike

Bojkotimi i mbledhjes në Këshillin Kombëtar të Integrimit nga mazhoranca, Tabaku: Zhgënjyese! Përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis e përfundon në këtë sallë

Ajo shtoi se detyra funksionale e këtij Këshilli kombëtar është forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve të pavarura në raport me procesin e screening. Tabaku shkruan se për sa kohë kjo detyrë vazhdon me sukses dhe që transmeton shqetësimet edhe të shoqërisë civile, atëherë do duhet të jetë ky mediumi përmes të cilit ne të flasim për integrimin dhe luftën kundër korrupsionit.

24 Maj 2024, 14:00 Nga N.F

Bojkotimi i mbledhjes në Këshillin Kombëtar të Integrimit

TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabak për mes një reagimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka reaguar pas bojkotimit nga mozhoranca të mbledhjes së ditës së sotme. Tabaku në reagimin e saj u bëri thirrje ligjvënësve të PS që të bashhkohen për përtej ndasive politike.

Ajo shtoi se detyra funksionale e këtij Këshilli kombëtar është forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve të pavarura në raport me procesin e screening. Tabaku shkruan se për sa kohë kjo detyrë vazhdon me sukses dhe që transmeton shqetësimet edhe të shoqërisë civile, atëherë do duhet të jetë ky mediumi përmes të cilit ne të flasim për integrimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Deputetj demokrate theksoi se ky medium është produkt i vullnetit politik të të dyja palëve që nëse realisht kërkojnë një proces integrimi dobiprurës dhe në shërbim të vendit duhet të respektojnë parimet për të cilat kemi rënë dakord.” Ajo tha se beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Ndërsa shtoi se procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut:

Opozita e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe integrimin. Në një periudhë kur Shqipëria po analizon kapitujt mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në raportin e screening, vendi po përballet me një krizë të thellë besueshmërie ndaj institucioneve. Sondazhet e fundit tregojnë një rritje të perceptimit të korrupsionit endemik, ndërsa hetimet e SPAK zbulojnë përditë raste të reja korrupsioni, aq sa administrata publike është bërë e paaftë të veprojë nga frika e kurtheve proceduriale të ngritura për të mbuluar korrupsionin e nivelit të lartë.

Kjo situatë pasqyron një mjedis të ndotur nga korrupsioni që ka pllakosur Shqipërinë. Detyra jonë si ligjvënës dhe si kuvend është të gjejmë zgjidhje për të luftuar këtë fenomen dhe për të rikthyer besimin e publikut në institucione. Kjo është një betejë e madhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe për të ndryshuar kulturën e qeverisjes në mënyrë që të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, jo vetëm një pakice.

Opozita ka shprehur gadishmërinë dhe ka propozuar masa të qarta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përpjekjet tona fillimisht u injoruan, pastaj u përgënjeshtruan dhe në fund u pranuan. Megjithatë, pranimi i problemit nuk është shoqëruar me reflektimin e nevojshëm për të shpëtuar një sistem të sëmurë. Në vend të kësaj, është përdorur për të ruajtur një status quo që favorizon pakicën në kurriz të shumicës.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, me gjithë problematikat e tij, ka dëshmuar përpjekje të sinqerta për të përmirësuar procesin e integrimit dhe raportin e parlamentit ndaj këtij procesi. Ndryshimet ligjore të miratuara bashkërisht janë një dëshmi e kësaj metodike pune. Prandaj, ndërsa dëgjojmë mazhorancën që kërkon përfshirjen e integrimit në Komisionin që ata kërkojnë, duhet të kemi parasysh se burimi i një procesi të suksesshëm integrimi janë dy parime kryesore: dakordësia dhe dialogu.

Të dy këto parime do të ishin të domosdoshme edhe sikur shoqëria apo politika jonë të ishte në nivelet më të larta, që në fakt nuk është e tillë. Në kushtet pra, kur Shqipëria është në një krizë të thellë dhe reale kredibiliteti të mazhorancës socialiste që përdor çdo mjet ligjor për të zhbërë transparencën dhe llogaridhënien, vendi jonë i ka domosdoshmëri këto dy parime kyçe. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mazhoranca nuk e ka as integritetin e plotë dhe as lartësinë morale për të kërkuar e vetme krijimin e një komisioni të tillë në emër të të ashtuquajturës “transparencë” apo llogaridhënie.

Që ky rrugëtimi në BE të jetë real duhet të kthehet nga një qokë për të marrë një “tick” në takimet me BE, në reforma që kontribuojnë në rritjen e mirëqënies në vendin tonë. Dhe kjo do të thotë institucione të pavarura dhe një llogaridhënie e vërtetë të qeverisë ndaj parlamentit. Pra, një proces integrimi pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Ndërsa vendi vazhdon të jetë një demokraci e ndryshkur dhe jo realisht eficente, parlamenti i vendit është kthyer në një ingranazh (të rëndësishëm) të atij kombinati korrupsioni që një nga një po përtyp heronjtë socialistë. Ligjet me porosi vazhdojnë të jenë një emblemë e zezë ndërkohë që ne na duhet një betejë reale dhe e pakompromistë përballë korrupsionit.

Shqipërisë i duhet kjo betejë dhe në fakt duhet ta nisë atë pikërisht nga salla e këtij parlamenti. Shqiptarëve u duhet integrimi por mbi të gjitha u duhet reforma e rëndësishme ekonomike dhe jo vetëm për të ndërtuar një model anti-korrupsioni që është parandalues.

Detyra funksionale e këtij Këshilli kombëtar është forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve të pavarura në raport me procesin e screening. Për sa kohë kjo detyrë vazhdon me sukses dhe që transmeton shqetësimet edhe të shoqërisë civile, atëherë do duhet të jetë ky mediumi përmes të cilit ne të flasim për integrimin dhe luftën kundër korrupsionit. Por ky medium është produkt i vullnetit politik të të dyja palëve që nëse realisht kërkojnë një proces integrimi dobiprurës dhe në shërbim të vendit duhet të respektojnë parimet për të cilat kemi rënë dakord.

Ditën e sotme në KKIE do duhet të raportonte pikërisht Ministria për Administratën dhe Luftën Kundër korrupsionit për punën e saj në raport me kërkesat e Progres Raportit. Fatkeqësisht, mazhoranca socialiste që ndonëse premton luftë kundër korrupsionit dhe angazhimin e saj në procesin e integrimit ka vendosur të bojkotojë këtë mbledhje duke penguar jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien.

Jo më larg se një vit më parë kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet mbi Rolin e Parlamentit në Procesin e Integrimit, ndryshime që ishin një ridimensionim i punës dhe rolit të këtij institucioni për ta afruar procesin e integrimit me shqiptarët dhe qytetarët duke rritur akoma më shumë pjesmarrjen e shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe sindikatave në këtë proces.

Në këtë sallë gjenden përfaqësuesit e opozitës, shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe sindikatave por mungon mazhoranca socialiste. Ky bojkot i çuditshëm dhe tërësisht i pakuptimtë pasi ka pasur një dakordësi për orarin, vendin dhe temën shpërfaq në të vërtetë mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe vazhduar më tej procesin e integrimit.

Kjo sallë e bojkotuar, fare çuditërisht nga mazhoranca socialiste, dëshmon edhe një herë se ndryshe nga çfarë propagande dëgjohet në zyrat ndërkombëtare, në emisionet televizive apo intervistat në gjuhë të ndryshme për vullnetin dhe aspiratën e kësaj qeveria për një integrim në 2030 është e rremë dhe iluzionare.

Bojkoti i sotëm është zhgënjyes. Pasi ne mund të ndahemi për shumë tema por për asnjë moment nuk kam menduar që mund të ndahemi për çështjen e integrimit. Beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon realisht demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera. Lufta kundër korrupsionit, parandalimi i korrupsionit dhe përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis dhe përfundon në këtë sallë dhe me angazhimin e të zgjedhurve të shqiptarëve nga të gjitha anët politike. Kjo është një betejë që mbështetet nga 93% e shqiptarëve.

Prandaj, i ftoj kolegët e mi socialistë të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe të bashkohen përtej ndasive politike në këtë përpjekje të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë.

tabaku keshilli kombetar i integrimit

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria