Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Deklarata e Escobar, Paloka ironizon: Për korrupsionin shpall 'non grata' Berishën, Ramën e falenderon
Paloka thotë se deklaratat e Escobar janë të çuditshme pasi nga njëra anë dënon amnistinë e Ramës, korrupsionin, por edhe e falenderojnë këtë të fundit dhe qeverinë.
25 Tetor 2022, 20:33Nga A.B
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ironizoi përmes një statusi në rrjete sociale deklaratat e Gabriel Escobar, i cili foli për shpalljen non grata të Sali Berishës, deklaratën e Ramës për ambasadorët dhe për shqetësimet për amnistinë fiskale. Paloka thotë se deklaratat e Escobar janë të çuditshme pasi nga njëra anë dënon amnistinë e Ramës, korrupsionin, por edhe e falenderojnë këtë të fundit dhe qeverinë.
POSTIMI:
E kam pak te veshtire ta perktheje kete…Domethene : “Shqiperia eshte nje vend ku ka pllakosur korrupsioni kohet e fundit “ qeveria po fut dhe amnistine e kundershtuar nga FMN, BB dhe BE se do sherbeje per pastrimin e parave te krimit …po per korrupsion dhe lidhje me krimin shpallim “non grata” Berishen pas 8 viteve ne opozite, kurse qeverine e Rames “e falenderojme”…!!! Nuk e perktheje dot ! Kush e di sa te zgjuar e ka pas gjyshen ky.