Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bardhi thekson se në vend që Rama të sillej si kryeministër që vë përpara interesat e shqiptarëve, u soll si kukull e Belinda Ballukut dhe sipas tij, kjo është e vetmja e vërtetë pse sot ka vende anëtare që nuk kanë besim tek qeveria e Shqipërisë. Demokrati tha ndër të tjera, se anëtarësimi në BE nuk zgjidhet duke shpallur armiq të jashtëm dhe të brendshëm.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku tha se disa të paudhë shkojnë në Bruksel dhe kërkojnë bllokimin e anëtarësimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se PD kurrë nuk ka kërkuar askund që të ndalet procesi, por këtë e ka bërë vetë Rama kur ishte në opozitë, duke vonuar për tre vjet marrjen e statusit të vendit kandidat, dhe tani si kryeministër.
Bardhi thekson se në vend që Rama të sillej si kryeministër që vë përpara interesat e shqiptarëve, u soll si kukull e Belinda Ballukut dhe sipas tij, kjo është e vetmja e vërtetë pse sot ka vende anëtare që nuk kanë besim tek qeveria e Shqipërisë. Demokrati tha ndër të tjera, se anëtarësimi në BE nuk zgjidhet duke shpallur armiq të jashtëm dhe të brendshëm.
Postimi i Bardhit:
KUSH PO E DËMTON REALISHT INTEGRIMIN?
Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë denigruese shpifjesh në raport me sjelljen e opozitës ndaj anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Ne kurrë nuk kemi kërkuar për asnjë sekondë dhe askund që të ndalet procesi. Edi Rama e ka bërë këtë, kur ishte në opozitë, duke vonuar për tre vjet marrjen e statusit të vendit kandidat, dhe tani si kryeministër.
Nuk po i hyj rekordeve të tjera të errëta të Edi Ramës për të vonuar integrimin që meritat të mos i merrte Partia Demokratike, e cila kreu reforma rekord për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO, por më duhet të theksoj vetëm një rast të freskët sesi Edi Rama minoi besimin e vendeve anëtare tek Shqipëria. Ky është rasti famëkeq i Belinda Ballukut!
Në vend që të sillej si kryeministër që vë përpara interesat e shqiptarëve, Edi Rama u soll si kukull e Belinda Ballukut. Kjo është e vetmja e vërtetë pse sot ne kemi vende anëtare që nuk kanë besim tek qeveria e Shqipërisë. Çfarë kemi kërkuar ne si opozitë në raport me integrimin?
Të njëjtat standarde që kërkon Bashkimi Europian:
– të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, të mos ketë Belindë dhe Edi Ramë që dalin mbi ligjin
– zgjedhje të lira dhe të ndershme
– ekonomi pa oligarkë
– tendera pa paracaktim
– përdorim eficient dhe jo vjedhje të fondeve të BE
Këto nuk janë kërkesa të opozitës. Janë kushtet e Europës për anëtarësim.
300 milionë euro nga IPARD nuk i hoqi opozita. I pezulloi Bashkimi Europian, pasi u zbuluan abuzime të rënda me fondet nga qeveria e Edi Ramës.
Dhe sot, hezitimet e disa vendeve anëtare nuk kanë të bëjnë me opozitën,
por me pyetjet që ngre vetë Europa:
– për korrupsionin
– për presionin ndaj drejtësisë
– për mbrojtjen politike që i bëhet njerëzve të pushtetit në urdhër të kryeministrit
Kur kryeministri sulmon drejtësinë dhe mbron Belinda Ballukun apo kur do që të përdorë veglat e veta në Gjykatën e Lartë për të zhbërë SPAK-un, ai është shndërruar në armikun më të madh të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.
Opozita ka të njëjtin qëndrim si studentët që pyetën sot Edi Ramën për integrimin dhe, në vend të një shtetari, panë një avokat të korrupsionit. Anëtarësimi në BE nuk zgjidhet duke shpallur armiq të jashtëm dhe të brendshëm. Shansi real që ne të rikthejmë besimin e vendeve anëtare është një qeveri e pakorruptuar, që vendos të parin interesin e qytetarëve dhe jo pushtetin personal.
Kristian Shkreli TIRANË- Në GJKKO u zhvillua sot seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian ...
Foto ilustruse Një ditë pasi Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shën...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke thënë se 'të paudhët' nuk lanë gjë pa th&eum...
Edi Rama, Sali Berisha TIRANË- SPAK nuk e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së kryedemokratit Sali Berisha për thirrjen e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për legalizimet e pronave. Gjatë fjalës së tij në takimin me qyteta...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare. G...
Jorgo Goro FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. Ai u vetëdorëzua ...
Foto ilustruse TIRANË- Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Auto...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se Kryetari i Kuvendi...