20 Shtator 2024, 13:00
Nga M.B
Komisioni
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Rrjepaj është pyetur nga drejtuesja e komisionit, deputetja Albana Vokshi, sepse u shkua direkt te PPP lidhur me sterilizimin. Rrjepaj tha se memo duhej lexuar siç është dhe se për shkak të mungesës së njohurive, reparti nuk është vënë në punë. Ai ka shtuar se ajo që është zhvilluar më pas, ka sjellë një risi që ka të bëjë me përqëndrimin e këtyre shërbimeve dhe përgjegjësitë e reja që kanë dalë.
Pjesë nga diskutimet në komision:
Vokshi: Në memon tuaj 25.06.2014 që mban dhe shënimin tuaj, ju keni folur për PPP, pa marrë parasysh kërkesën e ish-drejtoreshës të QSUT, Ogerta Manastirliu. Keni shkuar direkt te PPP, që këtu ju thoni do të sjellë efekte të dukshme, duke ulur ndjeshëm kostot e fshehta. Ekzistonte një qendër me teknologji avangard sipas kësaj shkrese, por mungonte trajnimi i personelit. Ne akoma sot paguajmë kredinë e dytë që u mor për këtë qëllim. Ju po thoni që s’keni dijeni?!
Rrjepaj: Mendoj se duhet lexuar memo siç është. Unë them për shkak të mungesës së njohurive, reparti nuk është vënë në punë. Përpos faktit që sterilizimi ishte i vjetëruar. Ajo që është zhvilluar më pas, ka sjellë një risi që ka të bëjë me përqëndrimin e këtyre shërbimeve dhe përgjegjësitë e reja që kanë dalë.
Vokshi: Faza e dytë e kredisë mbi 15 milionë euro është miratuar në nëntor 2014, theksohet se objektivi është vënia në funksionim e repartit të sterilizimit.
Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni!
Vokshi: Ka qenë mungesë informacioni. Nuk keni mbledhur të gjithë informacionin për hartimin e studimit të fizibilitetit?!
Rrjepaj: E kam mbledhur, por nuk mendoj se studimi i fizibilitetit ka lidhje me këtë kredi.
klodian rrepaj
Politike
20 Shtator 2024, 12:58
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale".
N&e...
Politike
20 Shtator 2024, 12:42
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në lidhje me kampet e emigrante që po ngrihen në Gjadër dhe Shëngjin se p...
Politike
20 Shtator 2024, 12:19
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën a...
Politike
20 Shtator 2024, 12:20
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ...
Politike
20 Shtator 2024, 12:06
r.ll
klevis balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e ...
Politike
20 Shtator 2024, 11:38
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar...
Politike
20 Shtator 2024, 11:39
r.ll
ervin salianji
TRANË- Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësoe për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosje...
Politike
20 Shtator 2024, 11:26
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Par...
Politike
20 Shtator 2024, 11:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ka nisur protesta e 26-të para bashkisë së Tiranës, ku qytetarët vijojnë me kërkesën e...
Politike
20 Shtator 2024, 10:52
M.B
Foto jashtë Gjykatës
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i paraqitur sot në Gjykat&eu...