20 Shtator 2024, 11:38
Nga M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Kryetarja e Komisinit, Albana Vokshi iu drejtua Rrjepajt me pyetjen nëse në të gjitha vizitat në Itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini. Rrjepaj tha se Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Ndërsa për Umbro Staccinin tha se nuk mbante mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve.
Diskutimet në Komision:
Klodian Rrjepaj: Ka qenë një vizitë në dhjetor 2013 për të nisur një bashkëpunim me Universitetin të Peruxhias. Unë kam qenë pjesë e delegacionit në Umbria. Ka qenë edhe ministri dhe këshilltari për mediat, mesa mbaj mend. Ne na ka pritur profesor Masimiliano Brili dhe doktoresha Vanesa Rosi. Ka pasur një takim me presidenten e rajonit të Umbrias. Kemi bërë edhe një vizitë studimore në spitalin San Xhovani në Romë.
Albana Vokshi: Në të gjithë vizitat qoftë në Itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?
Klodian Rrjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë. Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.
Albana Vokshi: Umbro Staccini?
Klodian Rrjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh. Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë i jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.
klodian rrjepaj
Politike
20 Shtator 2024, 11:39
r.ll
ervin salianji
TRANË- Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësoe për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosje...
Politike
20 Shtator 2024, 11:26
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Par...
Politike
20 Shtator 2024, 11:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ka nisur protesta e 26-të para bashkisë së Tiranës, ku qytetarët vijojnë me kërkesën e...
Politike
20 Shtator 2024, 10:52
M.B
Foto jashtë Gjykatës
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i paraqitur sot në Gjykat&eu...
Politike
20 Shtator 2024, 10:33
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Pa...
Politike
20 Shtator 2024, 10:11
M.B
Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë sot në Komisionin Heti...
Politike
20 Shtator 2024, 08:56
M.B
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer diskutimit për çështjen e marrëve...
Politike
20 Shtator 2024, 08:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka sqaruar një d...
Politike
19 Shtator 2024, 22:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet post...
Politike
19 Shtator 2024, 22:47
r.ll
argita malltezi, sali berisha
TIRANË- Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka folur për dosjen e SPAK lidhur me kthimin e pro...