Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha tha se pajtohet kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se opozita do të bëj gjithçka për të përmbysur pushtetin e Ramës. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha tha se nuk pajtohet kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës. Lideri i opozitës tha se protestat do të vijojnë deri në fitore.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare. Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend. U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar.
Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë. Nuk pajtohen kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës.
Me një regjim që përzë çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. Miqtë e mi, kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar, kjo është betejë për t’u ngritur mbi propagandën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe të Edi Ramës dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se në këtë vend, në këtë tokë, ata që e duan Shqipërinë jemi ne, ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne. Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit.
Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë. Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera? Jo, ne do të luftojmë këtu. Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare.
Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë. I besojmë se kjo tokë është e bekuar, se ky vend ka pasuri përrallore, se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar foltores së radhës, e cila po zhvillohet par...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe bashkëkryetar i komisionit parlamentar...
Erion Veliaj TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO. ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputet&...
KOSOVË- Përpjekjet për ta margjinalizuar Listën Serbe janë më shumë sinjale politike për opinionin e brendshëm, v...
Bledjon Nallbati TIRANË- Deputeti Bledjon Nallbati është shprehur kundër vendimit për të bojkotuar komisionet e posaçm...
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se askush nuk do bojkot, në kushtet k...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se PD do të ma...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo është shprehur kundër bojkotit në Komisione. Gjat&...