LIVE UPDATES
Politike

“Çdo ditë më vjen mesazh se do të arrestohet Veliaj”, gazetari Blendi Fevziu: Do të presim të shohim çfarë kanë gjetur për hetimin e pasurisë

Fevziu tha se këto kohë merr mesazhe të panumërta, për arrestime të mundshme, por në fakt këto janë kryesishst sajesa që “bëhen në hotel Rogner”.

16 Dhjetor 2024, 21:06 Nga M.B
“Çdo ditë më vjen mesazh se do të arrestohet
Blendi Fevziu dhe Erion Veliaj

TIRANA- Gazetari Blendi Fevziu ka folur sot për disa çështje të aktualitetit, ndër të cilat edhe dosjet e bujshme të politikanëve që po hetohen nga SPAK. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se këto kohë merr mesazhe të panumërta, për arrestime të mundshme, por në fakt këto janë kryesishst sajesa që “bëhen në hotel Rogner”.

"Dëgjoj çdo mëngjes që çohem, ka një mesazh që thotë këto tre ditë arrestohet Erion Veliaj, këto katër ditë arrestohet filani, etj. Kam të paktën nja 8 vetë që thonë çdo javë do të arrestohen", tha ai.

Lidhur me punën e deritanishme të SPAK, Fevziu tha se ky institucion duhet të tregojë se po e godet vërtet pandëshkueshmërinë.

Pjesë nga fjala e gazetarit:

Një mik i imi thoshte ka një mekanizëm se si funksionon Shqipëria, dil në orën dhjetë në hotel Rogner, thuaj një gënjeshtër dhe kur të kthehesh në orën 14:00 do ta dëgjosh nga të gjithë si të vërtetë. Në orën 14:00 fillon e beson edhe ti që e ke thënë i pari, sepse aq të vërtetë ta bëjnë, aq detaje i veshin ngjarjes. Dëgjoj çdo mëngjes që çohem, ka një mesazh që thotë këto tre ditë arrestohet Erion Veliaj, këto katër ditë arrestohet filani, etj. Kam të paktën nja 8 vetë që thonë çdo javë do të arrestohen.

A mund të shkojnë drejt Erion Veliajt?

Ata po hetojnë me sa kam parë unë, pasurinë. Nuk di të ketë ndonjë akuzë për inceneratorët apo për 5D. Në hetimin pasuror do të presim të shohim çfarë kanë gjetur. Nëse kanë gjetur gjë do të shohim a shkon drejt arrestimit. Megjithatë, e kam thënë, jo për Veliajn, por në raste të tjera, që hetimet mund të bëhen dhe njerëzit të jenë në gjendje të lirë, me detyrim paraqitje ose pa patur nevojë për burg patjetër. Edhe Meta mund të hetohej në gjendje të lirë, apo edhe Berisha siç doli. Nëse ai del fajtor, sipas vendimit të gjykatës, po qe me burg prangoset.

Në Shqipëri ka një problem, njerëzit e quajnë të kryer ditën që ti arrestohesh, jo ditën që dënohesh. Po u arrestove je fajtor, edhe pse del i pafajshëm përshembull.

SPAK është shumë i fuqishëm. Çdo popull në botë, kur ka mungesë ndëshkueshmërie, këta njerëz që kanë bërë zullume në 30 vjet, natyrisht kanë krijuar ndjesi të keqe te njerëzit. Kur njerëzve u duket sikur po vendoset pak balanca, që është shumë pak, natyrisht do të jenë entuziast. Është në natyrën njerëzore që ta tregojnë me gisht personin që diskretitohet ose ka një problem. Ne shqiptarët kemi krijuar situata më të ashpra nga të gjithë, radikalizmi i komunizmit ishte më i madhi në Evropën Lindore, por mos harroni se kanë qenë edhe francezët dhe britanikët që kanë bërtitur “mbreti në gijotinë”. Janë argëtuar me kokat e prera të mbretërve të tyre.

Por nuk duhet parë entuziazmi i njerëzve në rrugë, po flasim për një situatë normale, ku zbatohet ligji dhe dënohet i pandëshkueshmi. SPAK duhet të qëndrojë brenda linjave ligjore të tij, të mos bëjë protagonizmin për hir të entuziazmit të publikut. Nga ana tjetër, duhet të ndëshkojë realisht ata që kanë qenë të pandëshkueshëm. Sidomos bandat kriminale, Sky ECC dhe Encrochat, kanë hapur një kuti pandore që kanë mundësi që të paktën të ndërhyjnë në disa nga grupet kryesore kriminale sepse beteja me krimin nuk është kaq e thjeshtë. Deus ex machina nuk është kurrë për të zgjidhur gjë, por për të mbyllur gjënë. Edhe fjala primare, është mbyllje artificiale. Zgjidhjet deus ex machina, i vë kapakun. Zgjidhja duhet të jetë e vërtetë.

blendi fevziu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje