EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
“Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla dhe kjo nuk është politika ime, as politika e Qeverisë së Serbisë. Është detyra jonë ta themi këtë qartë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore-Ukraina.
TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik se deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të Qeverisë serbe, duke theksuar se politika e shtetit është dialogu dhe kurrë spastrimi etnik.
“Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla dhe kjo nuk është politika ime, as politika e Qeverisë së Serbisë. Është detyra jonë ta themi këtë qartë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore-Ukraina.
Paunoviq, në një intervistë për televizionin serb Kurir, tha, mes tjerash, se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit - ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës - “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.
Duke folur për jetën në Kosovë dhe largimin e saj nga Peja gjatë luftës, ajo tha se “nuk do t’i kishte likuiduar shqiptarët ashtu siç ata po përpiqen ta pastrojnë etnikisht Kosovën, por në atë mënyrë që secili që ndihej më pak qytetar i Republikës Federale të Jugosllavisë, të largohej dhe të shkonte në shtetin e vet amë”.
Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe Kosova, më 14 korrik, e shpalli atë person të padëshiruar, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen ose kalimin transit nëpër territorin e vendit.
Nga Qeveria në detyrë e Kosovës i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se “problemi qëndron se shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjëherë asnjë lloj distancimi nga politika e Millosheviqit”.
“Është mirë që të gjithë - përveçse ta dënojnë këtë gjuhë - ta kenë edhe në mendje kur flasin me Serbinë për integrimin, reformat dhe fondet, si dhe ta kuptojmë që këto nuk janë thjesht deklarime, por aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”, thanë nga ekzekutivi kosovar.
Udhëheqësit e atëhershëm shtetërorë dhe forcat e sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë u dënuan nga Tribunali i Hagës për dëbimin me dhunë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova, në periudhën mars-qershor të vitit 1999.
Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, u vranë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Më shumë se 1.500 persona, shumica prej tyre shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur./REL
Selia PD TIRANË- Në selinë blu po vijon procesi i votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eum...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë theksin te nevoja për një modernizim të thellë të f...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për mbështetjen e protestës q&eu...
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të...
TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kry...
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar shtimin e përfaqësuesve të diasporës në strukturat e saj më të larta ve...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë verë si një periudhë me "tem...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbl...
Saimir Korreshi TIRANË – Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidatur...