18 Maj 2022, 13:46
Nga DOSJA
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku ngriti pyetje se çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës, duke përmendur edhe emrin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Për kërkesën e Tabakut për krerët e institucioneve të drejtësisë, mori një përgjigje nga vetë Manja, i cili iu përgjigj me tone ironie duke i thënë se i vjen mirë që monitoron seancat e dosjes 184. Madje i përmendi dhe voatat e marra në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki.
PJESË NGA BISEDA:
Jorida Tabaku: Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës (dosja 184) ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuari Ulsi Manja ulur këtu me mua është shëmbulli më i keq sesi një dosje nuk duhet që të procedohet. 40 seanca, asnjë dëgjesë. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës. Hetimi i krimeve zgjedhore është shumë i rëndësishëm.
Manja: Një përgjigje të shkurtër…
Jorida Tabaku: Po, por flas… Ta përfundoj meqë e drejtoj unë këtë seancë. Të përfundoj logjikën pastaj.
Manja: Kam një përgjigje të shkurtër për të gjitha ato që iu thatë. Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan.
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".
(k.m/dosja.al)
Politike
18 Maj 2022, 13:31
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi miratimin e një fondi shtesë për 160 mln lekësh për federatat sport...
Politike
18 Maj 2022, 12:56
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja...
Politike
18 Maj 2022, 13:15
Ogerta Manastirliu
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka ...
Politike
18 Maj 2022, 12:58
Bledi Çuçi
TIRANË- Data 25 Maj do të jetë pushim për administratën në qarkun e Tiranës. Kjo u bë me d...
Politike
18 Maj 2022, 12:52
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se procesi i rindërtimit pritet të ...
Politike
18 Maj 2022, 12:55
Pjesë nga konferenca sot
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku u diskutua për e...
Politike
18 Maj 2022, 12:40
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko deklaroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve se është shum&eu...
Politike
18 Maj 2022, 12:06
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e quan marrëveshjen mes opozitës dhe mazh...
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Alfred Balla
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, raportoi ditën e sotme në Komisio...
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj parashtroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve, ankesat e tij për ra...