18 Maj 2022, 12:55
Nga DOSJA
Pjesë nga konferenca sot
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku u diskutua për ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri thirrje që SPAK të hetojë çështjen e 21 Janarit dhe korrupsionin që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit. Gjithashtu Balla në fjalën e tij kërkoi të dijë se cili është opinioni i Prokurorisë shqiptare për "non gratat" e shpallur nga SHBA dhe pse nuk hetohet Sali Berisha për korrupsion dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale. Ndërsa Jorida Tabaku, duket se në një moment i doli në "mbrojtje" Berishës, duke i përmendur edhe të shpallurit "non grata" nga radhët e socialistëve.
Taulant Balla: Shqipëria ka ende një listë të plotë të ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve që janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë rezultuar me mospërputhje tepër të mëdha të gjendjes së pasurisë së tyre dhe duhet që hetimet të jenë tepër të forta. Prokurori duhet të fillojë vetë hetime. Po ashtu kur ne kemi dizenjuar këtë formë të re të organeve të luftës kundër korrupsioni e kemi marrë një model nga vende që ka funksionuar, i jemi referuar modelit rumun. Pyetja ime zoti Prokuror i Përgjithshëm është Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin dhe nuk bën transparente korrupsionin në Gërdec. Dhe tjetra që dua të theksoj mosndëshkimin brenda niveleve të larta. SHBA ka theksuar publikisht se për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në cilësinë , si shpërdorim i fondeve publike, përdorim pushteti për përfitime personale, shpërdorim detyre thotë kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Tani Prokuroria Shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal. Pse SPAK nuk bën transparente se çfarë po ndodh me hetimet për Gërdecin. Pse SPAK nuk heton 21 Janarin dhe Korrupsionin që shkaktoi Tragjedinë e Gërdecit? Çfarë opinioni kanë prokurorët për shpalljen Non Grata të Sali Berishës
Tabaku: Shpresoj që të njëjtat mendime t'i ndani edhe për non gratat nga radhët tuaja. Kjo thirrje që iu bë SPAK sot të bëhet edhe për inceneratorët. I kërkoj ndjesë anëtarëve të Komisionit të Integrimit që u bënë pjesë e politikës së ditës. Zoti Manja e di që pushteti i ka të gjitha në dorë, mendoni se nuk janë sinjal i faktit që nuk i kontrolloni dot institcionet. Dhe një herë përmbledhtasi ndaj z. Manja mendoni që thirrjet e fundit ndaj institucioneve të pavarura ndaj luftës së korrupsiont, nuk janë një sinjal i faktit që hetimi po shkojnë në drejtimin e duhur, që nuk i kontrolloni dot, të keni çiltërsinë për ti folur dhe adresuar. Në gjykimin tim qeveria shqiptare ka 17 institucione që lidhen në luftën ndaj korrupsionit. Një çoroditje e tillë nuk ekziston asnjë dikaster tjetër. Vetë Ministri i Drejtësisë ka konflikt interesi pasi drejton një institucion në luftën ndaj korrupsionit. Strategjia e qeverisë shqiptar me planin e integritet nuk funksionin, pasi faktet flasin se korrupsioni bëhet me ligj, me kostum dhe z. Maja ka një konflikt interesi.
Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".
(k.m/dosja.al)
Politike
18 Maj 2022, 12:40
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko deklaroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve se është shum&eu...
Politike
18 Maj 2022, 12:06
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e quan marrëveshjen mes opozitës dhe mazh...
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Alfred Balla
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, raportoi ditën e sotme në Komisio...
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj parashtroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve, ankesat e tij për ra...
Politike
18 Maj 2022, 11:23
Pjesë nga takimi sot
TIRANË- Arrihet një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancën. Damian Gjiknuri i bëri kërkes&e...
Politike
18 Maj 2022, 11:07
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama 'shigjetoi' sot kritikët për kushtet e fermerëve në vend. Edhe pse nuk përmendi em&eum...
Politike
18 Maj 2022, 11:13
Agron Duka dhe Fatmir Mediu
TIRANË- Diskutimi i kreut të Partisë Ambientalista Agrare, Agron Duka, ka kërkuar që opozita të p...
Politike
18 Maj 2022, 10:44
Taulant Balla
TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është k...
Politike
18 Maj 2022, 10:36
TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 10:35
Mesila Doda
TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe...