18 Maj 2022, 11:23
Nga DOSJA
Pjesë nga takimi sot
TIRANË- Arrihet një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancën. Damian Gjiknuri i bëri kërkesë Enkelejd Alibeajt dhe opozitës që të mblidhen në tavolinë negociatash për të folur me emra konkret për presidentin e ri. Duke i propozuar pasditen e sotme, por edhe çdo ditë tjetër dakordësinë për të negociuar. Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e çoi edhe më tej propozimin, duke ia lënë propozimet opozitës për tre raundet e para, e më pas kur emri i presidentit të ri të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, të propozojnë vetë.
PJESË NGA BISEDA:
Damian Gjiknuri: Ne jemi dakord, sillni një emër që përmbledh kriteret! Një, 2, 3, 4 emra, hajdeni në tavolinë negociatash! Nuk ka nevojë për shfaqje, na jepni shansin dhe ne e mos na paragjykoni. Nuk keni të drejtë të na paragjykoni. Ne nuk do ta lëmë vendin pa president nëse raundet do të digjen. Që sot pasdite lini një orar dhe hajde të dialogojmë, gjithçka tjetër është politikë. Nuk jemi studio politike.
Alibeaj: Si më the a keni besim tek ju? Jo. Ju deshët të merrnit presidentin e FSHF, le më këtë… Nuk jeni fare për t'ju testuar në këtë pikë.
Balla: Po e zgjidhëm, ramë dakord. Deri raundin e tjerë, propozimet i keni ju. Sillni propozimet, bëjeni si të doni ju. Nëse doni të konsultoni një emër, thoni kur. Ramë dakord? Pranohet dokumenti juaj deri raundin e tretë.
Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
(k.m/dosja.al)
Politike
18 Maj 2022, 11:07
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama 'shigjetoi' sot kritikët për kushtet e fermerëve në vend. Edhe pse nuk përmendi em&eum...
Politike
18 Maj 2022, 11:13
Agron Duka dhe Fatmir Mediu
TIRANË- Diskutimi i kreut të Partisë Ambientalista Agrare, Agron Duka, ka kërkuar që opozita të p...
Politike
18 Maj 2022, 10:44
Taulant Balla
TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është k...
Politike
18 Maj 2022, 10:36
TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 10:35
Mesila Doda
TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe...
Politike
18 Maj 2022, 10:17
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar skemën sesi do mund të zgjidhet presidenti i ri i ...
Politike
18 Maj 2022, 10:09
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në...
Politike
18 Maj 2022, 10:13
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi kushtin e vendosur nga opozita. Në nisje t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 08:30
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozit...
Politike
17 Maj 2022, 21:47
konferenca e Kryetareve
TIRANË- Në Shqipëri, raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet të hën&e...