18 Maj 2022, 10:46
Nga DOSJA
Alfred Balla
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, raportoi ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, për dinamikat e ndodhura gjatë një viti në institucionin që ai drejton. Balla tha se në vitin 2021 ka pasur prokurorë të shkarkuar dhe disa të tjerë të arrestuar. Ai pranoi se sistemi ndodhet në krizë, duke shtuar se në disa sektorë, prokurorët janë më të pakët në numër.
“KLP është mbledhur në 39 seanca plenare. 5 herë në muaj, me një intensitet që e çmoj. Ligji thotë që të mblidhemi të paktën një herë në muaj. Gjatë vitit 2021 nga ana e KLP kemi përgatitur 52 raporte vlerësimi profesional për prokurorët në kuadër të procesit të vettingut. KLP gjatë vitit 2021 ka kryer verifikimin e pasurisë edhe për kandidatët për inspektor pranë inspektorit të lartë të drejtësisë. Kemi komanduar tre prokurorë. KLP është marrë edhe me procedimet disiplinore. Na kanë ardhur 5 procedime disiplinore. Kemi shkarkuar 2 prokurorë, janë 2 procedime të tjera në dorë. Kemi miratuar një rregullore të rëndësishme për veprimtarinë e KLP. Kemi bërë pezullime të prokurorëve, kemi pasur dy prokurorë të arrestuar dhe një prokuror në arrest në shtëpi. Jemi detyruar të marrim masën e pezullimit nga detyra. Jemi marrë edhe me mbrojtjen e prokurorëve, në rast se cënohet jeta e tyre. Është mbledhur në 8 raste mbrojtje e Prokurorëve të Republikës. Këto kanë qenë në afate kohore. Numri total i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje ka qenë 8. Siç thashë edhe në këshill funksionon komisioni i posaçëm për ankimimin e rasteve. Vendimet që japim janë të formës së prerë. KLP ka qenë edhe subjekti i proceseve gjyqësore. 13 raste kanë qenë të reja dhe 9 të mbartura. Gjatë vitit 2021, nga ana e këshillit janë caktuar përkohësisht si drejtues 14 prokurorë. Kemi emëruar 4 prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Sot struktura aktuale e Prokurorisë së Posaçme është 20, ndërsa ushtrojnë detyrën 17 prokurorë. Kemi menduar të mos prishim strukturën. Duhet thënë që sistemi i prokurorisë nuk është në ditën më të mirë. Gjatë vitit 2021 janë shkarkuar 41 prokurorë të tjerë. Në sistem sot që flasim janë 204 prokurorë në fakt, por organika është 341 prokurorë. Rezultatet flasin vetë. Kemi gati 21 dorëheqje të prokurorëve gjithashtu kemi dhe 20 prokurorë të komanduar. Prokurorë nga sistemi mund të shërbejnë edhe në zyra të tjera”, tha Balla.
(a.b)/dosja.al
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj parashtroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve, ankesat e tij për ra...
Politike
18 Maj 2022, 11:23
Pjesë nga takimi sot
TIRANË- Arrihet një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancën. Damian Gjiknuri i bëri kërkes&e...
Politike
18 Maj 2022, 11:07
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama 'shigjetoi' sot kritikët për kushtet e fermerëve në vend. Edhe pse nuk përmendi em&eum...
Politike
18 Maj 2022, 11:13
Agron Duka dhe Fatmir Mediu
TIRANË- Diskutimi i kreut të Partisë Ambientalista Agrare, Agron Duka, ka kërkuar që opozita të p...
Politike
18 Maj 2022, 10:44
Taulant Balla
TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është k...
Politike
18 Maj 2022, 10:36
TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 10:35
Mesila Doda
TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe...
Politike
18 Maj 2022, 10:17
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar skemën sesi do mund të zgjidhet presidenti i ri i ...
Politike
18 Maj 2022, 10:09
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në...
Politike
18 Maj 2022, 10:13
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi kushtin e vendosur nga opozita. Në nisje t&eu...