18 Maj 2022, 13:15
Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manastirliu tha se paratë e akorduara, që vijnë si një fond nga Banka Botërore do të përdoren për të përmirësuar infrastrukturën në spitale dhe shërbimin e tyre.
“Kemi arritur marrëveshje për financim shtesë për sistemin shëndetësor. Është një projekt që vjen në kohën e duhur sepse jemi në një reformë të rëndësishme pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, ku pjesë është dhe modeli i ri i autonomisë spitalore. Ajo do të sjellë efiçencë të shërbimeve. Kjo marrëveshje huaje, është marrëveshje që garanton vijimin e reformave. Në aspektin e parë për rinovimin e infrastrukturës spitalore. Edhe pse në një periudhë të vështirë s’i kemi ndalur investimet. Sikurse materniteti i Lezhës, i Beratit, që kanë përfunduar vitet e fundit. Përfunduam spitalin pediatrik, kemi përfunduar spitalin pediatrik të Durrësit. Çelim javën tjetër spitalin pediatrik të Elbasanit. Kjo mbështetje financiare, do të vijojë mbështetjen për infrastrukturën spitalore. Do të përfundojmë 4 spitalet rajonale ku po punohet për sistemin digjital. Janë bërë hapa përpara sa i përket shërbimeve online dhe ato shërbime që kanë reduktuar burokracitë. Jemi të bindur që ky projektligj që presim të kalojë në Kuvend do i hapë rrugën një faze të re të komponentit të rëndësishëm siç është menaxhimi i shërbimeve spitalore në vendin tonë”, tha Manastirliu.
(a.b)/dosja.al
Politike
18 Maj 2022, 12:58
Bledi Çuçi
TIRANË- Data 25 Maj do të jetë pushim për administratën në qarkun e Tiranës. Kjo u bë me d...
Politike
18 Maj 2022, 12:52
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se procesi i rindërtimit pritet të ...
Politike
18 Maj 2022, 12:55
Pjesë nga konferenca sot
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku u diskutua për e...
Politike
18 Maj 2022, 12:40
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko deklaroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve se është shum&eu...
Politike
18 Maj 2022, 12:06
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e quan marrëveshjen mes opozitës dhe mazh...
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Alfred Balla
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, raportoi ditën e sotme në Komisio...
Politike
18 Maj 2022, 10:46
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj parashtroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve, ankesat e tij për ra...
Politike
18 Maj 2022, 11:23
Pjesë nga takimi sot
TIRANË- Arrihet një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancën. Damian Gjiknuri i bëri kërkes&e...
Politike
18 Maj 2022, 11:07
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama 'shigjetoi' sot kritikët për kushtet e fermerëve në vend. Edhe pse nuk përmendi em&eum...
Politike
18 Maj 2022, 11:13
Agron Duka dhe Fatmir Mediu
TIRANË- Diskutimi i kreut të Partisë Ambientalista Agrare, Agron Duka, ka kërkuar që opozita të p...