Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Paloka shkruan se nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se kryeministri Edi Rama është armiku numër 1 i shqiptarëve. Në një postim të bërë në rrjetin e tij social, demokrati shkruan se nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka kaluar tashmë çdo limit, e se duhet ndaluar një herë e më parë.
REAGIMI:
Rama i ka shkelur me kohë gjithë kufijtë në marrëdhëniet me Kosovën, por propozimi i fundit në emër të qeverise shqiptare i draftit të Vuçiçit për Asocacionin i bie të jetë pika që derdh kupën. Gjatë gjithë kohës si kryeministër i Shqipërisë, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka dhënë mbështetje të hapur Serbisë dhe Vuçiçit. Në të njëjtën kohë ka sulmuar në mënyrë permanente gjithë kryeministrat dhe drejtuesit politikë të Kosovës që kanë dalë kundër interesave Rama-Vuçiç.
Nuk është hera e parë që Rama merr përsipër të propozojë si të qeverisë shqiptare projektet antishqiptare të Vuçiçit. Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur, janë dy projektet e tjera serbo-ruse që Rama ka marrë përsipër ti paraqesë si propozime shqiptare. Ndërkaq qëndrimet publike të Ramës kanë qenë deçizive në opinionin ndërkombëtar për transformimin e Serbisë nga agresore, autore e gjenocidit në Kosovë, në “viktime” aq sa kemi arritur sot që me sanksione të kërcënohet Kosova dhe të ledhatohet Serbia.
Rama ka kaluar çdo limit. Ai është sot armiku nr. 1 i shqiptarëve dhe duhet ndalur me çdo mënyrë, ndryshe nuk do kemi kohë për tu penduar …!
Ditën e sotme (8 Qershor) kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zbuloi se ka bërë gati draftin për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të Kosovës. Ky draft, që synon zgjidhjen e krizës në Kosovë është hartuar pa marrë dakordësinë e kryeministrit Albin Kurtit. Kreu i Qeverisë shqiptare, pretendon se draftin që ka përpiluar vetë me ekspertë amerikane, ua ka dorëzuar Gjermanisë e Francës, si dhe në ditët në vijim do informojë edhe presidentin e KiE, Charls Michel. Ky dokument konfidencial, sipas Ramës nuk do të bëhet kurrë publik. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari, sipas tij, duhet të ketë pajtueshmëri mes palëve. Ai nuk e komentoi draftin e përgatitur nga Rama.
Edi Rama Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot se i ka dorëzuar presidentit frncez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Schol...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se nuk ka ambicia për të marr&eu...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka komentoi ditën e sotme në studion e Klan News ...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u akuzua ditën e sotme nga kryedemokrati Sali Berisha se ka nxjerrë sekretin h...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka komentoi sërish gjatë seancës së sotme arrestimin e Vangjush ...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku komentoi ditën e sotme në Kuvend për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durr&eu...
Edi Rama SHBA- Për një kohë të gjatë, pjesa më grindavece e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të ke...
Taulant Balla dhe Flamur Noka TIRANË- "Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partis&e...
Erion Brace TIRANË- Bujqësia u diskutua e u ngrit si çështje nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në sall&...
Pamje nga takimi TIRANË- Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët...