6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë fjalës së tij përpara pedagogëve, Lideri i opozitës kritikoi ashpër rënien dramatike të numrit të nxënësve, duke paralajmëruar se Shqipëria po shuhet para syve tanë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi dhe të angazhohet në mbrojtje të interesit publik përmes protestave dhe veprimit qytetar. Gjatë fjalës së tij përpara pedagogëve, Lideri i opozitës kritikoi ashpër rënien dramatike të numrit të nxënësve, duke paralajmëruar se Shqipëria po shuhet para syve tanë.
Gjithashtu Berisha u shpreh se intelektualët nuk duhet të jenë pjesë e “shumicës së heshtur”, pasi sipas tij, është baza e çdo regjimi çnjerëzor. Në fund, Kryedemokrati u bëri thirrje studentëve, qytetarëve dhe mësuesve të mobilizohen për të kundërshtuar qeverinë.
"Por, miqtë e mi, Ernest Heminguej ka shkruar njëherë se shkrimtari duhet të luftojë me pendë, por duhet të luftojë edhe me pushkë dhe këtë deklaratë e bëri në një kongres të shkrimtarëve amerikanë. Unë nuk mendoj dhe nuk besoj dhe jam kundër luftës me pushkë në këto kushte. Por ka një kusht të të gjitha kushteve, që çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi. Kemi humbur në 11 vite 49 përqind të të gjithë nxënësve parauniversitare. Pa mendoni pak me këto ritme ku do jemi pas 11 vitesh?
Shqipëria po shuhet para syve tanë dhe ne po sodisim. Dhe kjo është ikje me familje. Kur nxënësit janë kaq, imagjinoni ju sa janë prindërit e tyre. Ne mund të rreshtojmë bashkë qindra probleme të këtij regjimi. Mund të paraqesim këtu të gjitha alternativat e zgjidhjes, por të gjitha këto mbeten fjalë sa kohë qëkëta janë në pushtet.
Dhe çdo ditë që kalon, vendi shkon poshtë e më poshtë. Vijmë tani tek thelbi ynë. Cili është thelbi i një intelektuali? Thelbi i një intelektuali është mbrojtja e interesit publik. Intelektuali nuk duhet të bëhet kurrë anëtar i shumicës së heshtur. Nuk duhet t’i lejojë vetes të jetë anëtar i shumicës së heshtur sepse shumica e heshtur është shtrati i çdo regjimi çnjerëzor.
Por, të vetmit që nuk i takon të jetë anëtar i shumicës së heshtur është intelektuali sepse ai i njeh problemet.
Ti nuk mund të akuzosh një njeri që nuk po reagon ndaj një grushti shteti sepse nuk je i sigurt që ka kulturën e duhur për të parë apo jo nëse është veprim antikushtetues. Por intelektuali po, njeriu i dijes po. Dhe ju them një gjë, Albert Ajnshtajni me të drejtë ka thënë, për intelektuali rreziku i konformizmit është më i madh se rreziku nuklear. Ndaj dhe sot kërkohet zgjidhje. Dhe zgjidhja është një përpjekje e përgjithshme e intelektualëve, e studentëve, e nxënësve kundër këtij regjimi. Do u tregoj një gjë. Dy muaj më parë, në Bullgari, një javë rresht protesta. Qeveria dha dorëheqjen. Po pse e dha dorëheqjen? E dha dorëheqjen se ka një kod. Në qoftë se populli të akuzon për vjedhje, ti nuk ke alternativë tjetër vetëm t’i provosh që nuk ke vjedhur.
Na akuzuan në vitin 1997 për vjedhje të parave të piramidave. Absolutisht ky ka qenë motivi kryesor që ne dorëzuam pushtetin. U thashë bashkëpunëtorëve të mi, gjersa njerëzit janë të bindur që i kemi marrë paratë, që nuk i kemi marrë, por kjo duhet të provohet. Duhet t’u provojmë shqiptarëve se nuk kemi prekur një qindarkë nga paratë e tyre. Pra, rregullat e demokracisë janë të tilla. Në Tiranë, superskandale, dhe po të mos ishte protesta, ne do ishim një komb i poshtëruar. Po kjo qeveri kërkon angazhimin masiv të qytetarëve. Është tejkaluar, është bërë banale kjo, vija e kuqe, vija e kuqe, por në fakt është tejkaluar çdo vijë e kuqe me të. Në fakt, ose duhet t’i dalim zot jo me armë, me protestë. Ndaj dhe ne, në qoftë se ne shpallim armiqësi ndaj kësaj qeverie dhe jo të themi qeveria jonë, armikja jonë është kjo, sepse këtë qëndrim që mban kjo, nuk e mban një pushtues," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rik...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot një tryezë pune me ekspertë e pedagogë sa i përket 7 Marsit. Gjat&eu...
KOSOVË- Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit, p...
Pamje nga takimi TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot, në Ditën e Mësuesit, një konferencë me Departamentin e Arsimit...
Pirro Vengu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri, Ermal Nufi, i cili u betua dje.&nb...
Riho Terras, Vjosa Osmani KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa&r...
Richard Grenell, Hashim Thaçi KOSOVË- I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka uruar mësuesve festën e 7 Marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka p...
Belinda Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belinda Këlliçi ka reaguar, pas investigimit të emisionit&nb...
Albin Kurti, Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vendosi të shpërndajë Kuvendin, meqë sipas saj, p&...