LIVE UPDATES
Politike

"E pamë dhe e dëgjuam vetë…"/ Dolors Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi i organizuar e korrupsion sistemik

Monteserrat nënvizoi se misioni faktmbledhës është dëshmitar i korrupsionit sistemik në Shqipëri dhe është shumë e rëndësishme mbrojtja e pavarësisë gjyqësore

26 Shkurt 2026, 17:29 Nga E. D
"E pamë dhe e dëgjuam vetë…"/ Dolors Montserrat:
Dolors Montserrat

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat e cila drejtoi delegacion e nivelit të lartë të misionit faktmbledhës në Shqipëri deklaron se Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira.

Duke folur në një intervistë Syri Tv, Monteserrat nënvizoi se misioni faktmbledhës është dëshmitar i korrupsionit sistemik në Shqipëri dhe është shumë e rëndësishme mbrojtja e pavarësisë gjyqësore. Monteserrat theksoi gjithashtu se gjëja më e nevojshme është që të bashkohet e gjithë opozita dhe të vijë në pushtet.

Pjesë nga intervista:

Kam kënaqësinë të kem me mua zonjën Dolores Montserrat, Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane. Së pari, faleminderit për kohën tuaj.

Dolors Montserrat: Për mua është kënaqësi të jem këtu me ju.

Një pyetje që vjen natyrshëm: çfarë po bëni në Shqipëri?

Dolors Montserrat: Ne kemi ardhur këtu si delegacion i Partisë Popullore Europiane me 30 anëtarë nga 20 vende të ndryshme të BE dhe kontinentit të Europës sepse PPE ka anëtar nga vendet e BE dhe vende që janë jashtë, siç është rasti i Shqipërisë, që ka deputetë anëtarë në partinë tonë. Ne kemi ardhë si delegacion të ftuar nga anëtarët e partisë tonë këtu për të njohur realitetin që po jeton politikisht Shqipëria.

Ky është një realitet i parashikuar nga rezolutat e ratifikuara nga ju. Ato janë 7 për të qenë të saktë që fillojnë nga shteti që ka marrëveshje të fshehta me krimin e organizuar, për zgjedhjet që nuk ishin fort të ndershme e për të kaluar në disa pika kritike. Në këtë kuptim, faktet që ju po gjeni, si konvergojnë me rezolutat tuaja dhe mbi të gjitha, si mund të ndihmohet kjo Shqipëri të behet pjesë e Bashkimit Europian?

Dolors Montserrat: Gjëja e parë, me këtë delegacion, çfarë kemi bërë? Kemi dëgjuar jo vetëm ata të partisë tonë, por të gjithë partitë e opozitës. Pastaj kemi folur me shumë gazetarë, ambasadorë, shoqërinë civile të Shqipërisë, për të kuptuar dhe për t’u njohur vërtetë me atë çfarë po ndodh këtu në Shqipëri. Ne provuam se nuk kishte asgjë të shpikur në ato rezoluta që ju përmendët sepse kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tonë atë çfarë ka thënë më parë raporti i OSBE-së mbi Shqipërinë.

Për zgjedhjet e fundit.

Dolors Montserrat: Saktë. Është ajo çfarë ka thënë OSBE, ajo çfarë kemi thënë ne në rezolutat tona dhe ajo çfarë kemi dëgjuar sot nga ekspertë, shoqëria civile, opozita e gjerë dhe jo vetëm ata që janë anëtarë të partisë tonë, ambasadorët, gazetarët dhe të gjithë që ne kemi dëgjuar. Pozicioni i PPE është që ne i japim mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtar i BE, por këtu ka nevojë për shumë gjëra.

Gjëja e parë që kemi nevojë është të bashkojmë të gjithë opozitën që të vijë ne pushtet dhe kjo opozitë që vjen ne pushtet të ketë një qeveri të bazuar në transparencë, në luftën kundër korrupsionit dhe të qeverisjes së mirë. Sepse kjo është ajo çfarë kanë nevojë shqiptarët. Ne kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tanë. Na e tha edhe shoqëria civile,  që ka një kapje të shtetit nga krimi i organizuar, që ka korrupsion sistemik këtu në Shqipëri dhe që duhet të mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit, kjo është shumë e rëndësishme. Por, mbi të gjitha, gjëja më e rëndësishme që ka nevojë Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira. Këtë na e kanë thënë që të gjithë: ne kemi nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Edhe ata që mund të konsiderohen më afër qeverisë dhe mazhorancës?

Dolors Montserrat: Kanë kërkuar një reformë elektorale dhe territoriale, por si duhet të bëhet kjo reformë? Me të gjitha partitë e opozitës dhe duhet të vijojë me të gjithë. Me të gjithë faktorët./Dosja.al

dolors montserrat

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria