Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një deklarate për mediat, Blushi akuzoi Kryeministrin se përdor këto emërime për të shpëtuar veten dhe për të mashtruar publikun.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se “kabineti “Diella 2” dhe ndryshimet e ministrave të shpallura mbrëmë nga Edi Rama nuk janë as reformë dhe as reflektim mbi krizën e thellë ekonomike dhe politike ku ndodhet vendi, por një makiazh i trashë mbi një regjim-kufomë politike”.
Gjatë një deklarate për mediat, Blushi akuzoi Kryeministrin se përdor këto emërime për të shpëtuar veten dhe për të mashtruar publikun. Gjithashtu Blushi u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për protestën e 28 shkurtit në Bulevardin e Tiranës, e thirrur nga opozita.
Reagimi i Blushit:
Teksa 1/3 e Shqipërisë vijon prej 1 javë të jetë e izoluar, e braktisur, e harruar, pa shërbime mjekësore dhe po përballet me një situatë ekstremisht të rëndë, Edi Rama, i vendosur si sanduiç mes presionit të popullit dhe atij ndërkombëtar nga njëra anë dhe dosjeve përvëluese të bashkëpunëtorëve të tij në nën tjetër, shpalli rrokadën e hajdutëve të radhës në Qeverinë e tij të re.
Kabineti “Diella 2” dhe ndryshimet e ministrave të shpallura mbrëmë nga KryeHajduti, Edi Rama nuk janë as reformë dhe as reflektim mbi krizën e thellë ekonomike dhe politike ku ndodhet vendi, por një makiazh i trashë mbi një regjim-kufomë politike.
Bazamenti moral dhe politik i kësaj Kufomë-Qeverie është i rrënuar, njësoj si Ura e Dragostunjës, e gërryer deri në palcë nga erozioni i korrupsionit skizofrenik dhe të pandalshëm të Edi Ramës dhe çetës së kusarëve në pushtet, që nuk mban më as peshën e vet të aferave dhe vjedhjeve. Asnjë makiazh apo ndërrim skllevërisht e hajdutësh në Qeveri, nuk e ringjall dot këtë regjim-kufomë politike, por vetëm largimi dhe shporrja, janë i vetmi shpëtim.
Të gjithë shqiptarët panë mbrëmë, se si Edi Rama i marr peng nga aferat e përbindshme, vendimet, faktet dhe videot kompromentuese, vendosi të largojë nga dera Belindën dhe të futë nga dritarja në Qeveri, katër Belinda të tjera, produkte të së njëjtës fabrikë korrupsioni, të së njëjtës skemë dhe të së njëjtës dorë mafioze që ka marrë peng të gjithë shtetin.
Këto nuk janë ndryshime të një Kryeministri legjitim, por janë ndryshimet e Belindës dhe të Gysit, sepse emërimet e reja janë vazhdim i drejtpërdrejtë i klaneve të tyre, njerëz të lidhur, të varur dhe të komanduar, që nuk kanë as integritet, as autonomi, por vetëm një detyrë të vetme: të firmosin për llogari të Edi Ramës, të krimit dhe vijimit të korrupsionit.
Ndërkohë që kjo farsë e ndërrimit të emrave shitet si “Qeveri e re- Diella 2”, një e treta e Shqipërisë është e izoluar, rrugët janë shkatërruar, qytetarët janë braktisur dhe vendi po përjeton një situatë ekstreme që nuk është parë as në kohë lufte.
Shkaku është i vetëm dhe i qartë: korrupsioni i Edi Ramës, që nëpërmjet Belindës, Mirlindës dhe kusarëve të tjerë vodhi taksat e shqiptarëve, shkatërroi infrastrukturën dhe la shqiptarët në mëshirë të fatit. Në vend që të japë llogari për izolimin e juglindjes dhe për kolapsin e shtetit, Edi Rama mban fjalime të gjata, të çoroditura dhe plot panik, shenja të qarta të një njeriu të frikësuar, të shantazhuar dhe të marrë peng.
Belindat e reja i duhen Edi Ramës për të firmosur aferat e tij, për t’u hedhur më pas si kurbanë përballë drejtësisë dhe opinionit publik dhe për të kënaqur ata që e mbajnë nën shantazh, ndërsa vendi fundoset dhe qytetarët vuajnë. Kjo është dëshmia më e qartë e funeralit politik të një pushteti që ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe çdo ndjeshmëri njerëzore.
Të gjithë shqiptarët e panë dje se si Edi Rama e cilësoi luftën ndaj korrupsionit, më të rrezikshme se sa korrupsioni. Mund të jetë i vetmi i vetmi Kryeministër në Europë, që mban një qëndrim të tillë skandaloz, por jo në botë sepse të njëjtin qëndrim e mban edhe një homolog i tij në Afrikë.
Lëvizjet e fundit në Narkoqeverinë e Edi Rama nuk janë një akt qeverisjeje, por një përpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar veten, duke mashtruar shqiptarët me iluzionin e ndryshimit, në një kohë kur ai vetë është burimi i të gjitha krizave që po përjeton vendi.
Pikërisht për këtë arsye, më 28 shkurt, ora 18:00, e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë, në Bulevardin para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin një orë e më parë të kësaj qeverie të mbaruar dhe të kalbur nga krimi e korrupsioni, sepse kjo nuk është më një çështje emrash, por një betejë për shpëtimin e Shqipërisë./Dosja.al
foto ilustruese SERBI- Një gjykatë në Beograd e ka dënuar në mungesë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare t&...
Pirro Vengu Nancy VanHorn TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë një vlerësim nga ambasada amerikane në...
Elisa Spiropali TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar, pas vendimit të kryeministrit Rama ditën e djeshme i cili e shkarkoi atë nga p...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se ka qënë një privilegj për të të udhëhi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Vilës 30 në Tiranë, ku ka qëndruar për disa orë pas mbl...
Linda Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot te 'Vila 30' pas mbledhjes së qeverisë. Mësohet se menjëherë pas ...
Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Pak ditë e ndajnë Kosovën nga zgjedhja e Presidentes apo Presidentit, ose vendi do të shkojë n...
Hashim Thaçi Prokurorja e specializuar West pretendoi se Thaçi dha udhëzime për të ndikuar te dëshmitarët dhe pë...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se projektligji për portet turistike përbën mund&e...