LIVE UPDATES
Politike

"Nesër, protestojmë kundër bandës me imunitet"/ Denoncimi i Ina Zhupës: Pr.ligji për portet krijon mundësi për t’ua dhuruar oligarkëve

Nesër në orën 18:00 kundra uzurpimit të vendit nga një bandë që po e plackit cdo dite dhe pengojne drejtesine per te mbrojtur veten.

27 Shkurt 2026, 11:36 Nga D.S
"Nesër, protestojmë kundër bandës me imunitet"/
Ina Zhupa

TIRANË-  Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se projektligji për portet turistike përbën mundësi për t’ua dhuruar oligarkëve.

Në një deklaratë për shtyp ajo u shpreh se, parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para kërkon kushte të barabarta për të marrë pjesë në garë, duke nënvizuar se, kështu po cënohet liria ekonomike e të gjithë operatorëve ekonomikë. Në mbyllje të deklaratës së saj, Deputetja Zhupa u bëri thirrje qytetarëve se nesër në orën 18:00, do protestohet kundra uzurpimit të vendit.

Deklarata e plotë:

"Në komisionin parlamentar që drejtoj për Turizmin, ka ardhur për shqyrtim edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit nr. 9710, datë 03.04.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.
I ardhur si propozim deputetes Zamira Sina, ku në fakt, Zamira ka vetëm firmën se sic doli edhe nga intervista e saj nuk e kishte idenë sec cfarë kishte ligji. Eshte nje ligj i qeverise qe do te shmangi procesin e konsultimit publik dhe e sjell me emer deputete nje projektligj kundra interesit publik, interesit shtetetor. Një ligj që paraqet problematika të theksuara kushtetuese, ekonomike dhe të sigurisë kombëtare, sepse synon dhurimin e porteve për klientet dhe oligarkët pranë qeverisë me titullin “investitor strategjik”.
Problemet e këtij ligji janë të shumta:
Së pari, portet edhe kur klasifikohen si turistike përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit.
Së dyti, parimi i konkurrencës së lirë dhe barazisë para ligjit kërkon që çdo dhënie e së drejtës për ndërtim apo operim të aseteve publike me vlerë strategjike të realizohet përmes garës së hapur, transparente dhe të matshme. Përjashtimi nga procedura konkurruese:
kufizon mundësinë e shtetit për të përzgjedhur ofertën më të favorshme ekonomike;
ul transparencën dhe llogaridhënien;
rrit rrezikun e konfliktit të interesit dhe të përdorimit joefikas të pronës publike;
cenon parimin e trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Së treti, investitorët strategjikë aktualisht përfitojnë lehtësi të konsiderueshme: procedura të përshpejtuara, asistencë administrative, mbështetje infrastrukturore dhe, në disa raste, përdorim afatgjatë të pronës publike me tarifa simbolike. Shtimi i një përjashtimi nga gara për asete me rëndësi të veçantë si portet përbën një favorizim të disproporcionuar, i cili cenon parimin e proporcionalitetit në politikëbërje. I bën ata shtet mbi shtetin.

Së katërt, në aspektin e së drejtës evropiane dhe angazhimeve të Shqipërisë për përafrimin me acquis communautaire, standardet e BE-së në fushën e prokurimit publik, koncesioneve dhe ndihmës shtetërore kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe konkurrencë reale. Përjashtimet e gjera nga gara mund të konsiderohen si devijim nga këto standarde dhe të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit evropian.

Së pesti, nga këndvështrimi i sigurisë juridike, nuk është e arsyeshme që një ligj i përhershëm sektorial të ndryshohet për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme. Kjo qasje cenon stabilitetin e rendit juridik dhe krijon pasiguri për investitorët e tjerë që operojnë në kushte konkurrence. Së fundi, portet dhe hapësirat bregdetare përbëjnë pasuri të pazëvendësueshme të brezave aktualë dhe të ardhshëm. Çdo vendimmarrje për administrimin e tyre duhet të jetë rezultat i një procesi transparent, konkurrues dhe të justifikuar ekonomikisht. Heqja dorë nga gara nuk përbën thjesht thjeshtim procedure, por reduktim të mekanizmave mbrojtës të interesit publik.

Nga këndvështrimi i zhvillimit turistik, një qasje e tillë mund të rezultojë problematike edhe për vetë industrinë e turizmit. Dhënia e porteve turistike pa garë të hapur rrezikon të krijojë monopole lokale, të kufizojë diversitetin e ofertës dhe të frenojë inovacionin në shërbime. Kur mungon konkurrenca reale, bie presioni për të rritur cilësinë, për të mbajtur çmime të arsyeshme dhe për të investuar në standarde ndërkombëtare të menaxhimit. Për më tepër, përqendrimi i hapësirave bregdetare në pak duar mund të nxisë zhvillim të pakontrolluar urbanistik, betonizim dhe kufizim të aksesit publik në bregdet, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë si destinacion i hapur dhe i qëndrueshëm. Turizmi modern kërkon transparencë, konkurrencë dhe balancë mes fitimit privat dhe interesit publik; në të kundërt, rrezikohet që portet të shndërrohen në enklava ekskluzive me përfitim të kufizuar për ekonominë vendase dhe me ndikim afatgjatë negativ në markën turistike të vendit.

Kjo qeveri e trajton Shqipërinë si pronë private që mund ta ndaj me miqtë e pushtetit, pa pyetur per kushtetutë dhe rregulla ndaj edhe qytetarët do protestojnë. Nesër në orën 18:00 kundra uzurpimit të vendit nga një bandë që po e plackit cdo dite dhe pengojne drejtesine per te mbrojtur veten.", tha Zhupa/Dosja.al

ina zhupa pd

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë