LIVE UPDATES
Politike

E "zhytur" në borxhe, bashkia Roskovec hap tender mijëra euro për stacion elektrik, Bufi: Do ndërtojmë edhe karburant me taksat e qytetarëve

Nuk ka asnjë bashki tjetër me fonde më të mëdha në dispozicion edhe se bashkia Roskovec dhe me numër më të lartë makinash elektrike, që të ndërtojë me fondet e taksapaguesve stacione karikimi, që ai që ka mundësi të blejë makinë elektrike, të shpenzojë sa më pak.

11 Prill 2025, 21:52 Nga r.ll
E "zhytur" në borxhe, bashkia Roskovec hap tender mijëra
majlinda bufi

ROSKOVEC- Më datë 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi një tender me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 lule smart dhe për të ndërtuar stacion tregtar për makinat e elektrike bashkë me njësitë e karikimit. Stacionet private të karikimit të makinave elektrike ndërtohen nga vetë palët e interesuara që blejnë këto mjete ose nga operatorë privatë të cilët më pas shërbimin e karikimit të makinës e japin me pagesë për të nxjerrë koston e investimit dhe një fitim të mundshëm. Nuk ka asnjë bashki tjetër me fonde më të mëdha në dispozicion edhe se bashkia Roskovec dhe me numër më të lartë makinash elektrike, që të ndërtojë me fondet e taksapaguesve stacione karikimi, që ai që ka mundësi të blejë makinë elektrike, të shpenzojë sa më pak.

Sikur të mos mjaftonte stacioni modern, bashkia kërkon të blejë dhe të instalojë 3 lule të llojit smart, të cilat nuk janë as më shumë e as më pak se panele diellore që marrin rrezatimin e diellit dhe e kthejnë në energji elektrike. Fuqia e instaluar e tyre është 2.5 kilovat/orë, çka do të thotë se sasia e energjisë në vit që këto lule smart prodhojnë, sikur gjithë viti të bëjë kohë me diell, nuk i kalon 5500 kilovat/orë, sasi që nëse e blen pa koston e prodhimit që ka Korporata Elektro-energjitike, por me çmimin që e tregton OSHEE, do të kushtonte vetëm 630 euro!

Por sa do të shpenzojë bashkia Roskovec për lulet smart?

Nëse për të ndërtuar një stacion elektrik, maksimumi i shpenzimit është 5 mijë euro, kosto për blerjen e një luleje është 10 mijë euro për kilovat, në këtë rast 25 mijë euro. Ndaj lind pyetja: A ia vlen që të shpenzohen 25 mijë euro për 5500 kilovat/orë prodhim vjetor? Ndërkohë që kthimi i investimit vjen pas 40 vitesh, kur instalimi i kësaj pajisje amortizohet tërësisht për 35 vjet! Qartazi është një investim me humbje ku bashkia Roskovec ose nuk ka çfarë t’i bëjë paratë, ose shpik tendera për të çuar përfitime tjetërkund! Dhe nga konsultimi i çmimeve dhe ofertës fituese të këtij tenderi, duket se ka gjasa që të jetë arsyeja e dytë.

Nëse çmimi mesatar i një luleje smart është 25 mijë euro, në total për të blerë 3 të tilla do të nevojiteshin 75 mijë euro, e nëse shtojmë dhe stacionin elektrik me vlerë maksimale 5 mijë euro, nuk do të nevojiteshin më shumë se 80 mijë euro. Oferta fituese është ajo e kompanisë Albavia me vlerë 106 mijë euro pa tvsh, afërsisht 26 mijë euro më shumë se çmimi që këto pajisje kanë në internet! Sipas të dhënave të tenderit, Bashkia ka skualifikuar ofertën më të ulët me vlerë 99 mijë euro, të bashkimit të operatorëve “2AF” dhe “E N P I”.

Dhe për të marrë përgjigje për gjithë këtë tender ”inovativ”, por me pikëpyetje të mëdha prej fillimit e deri në fund, menduam të pyesnim të zonjën e punës. Kush më mirë se kryetarja e Bashkisë do të na japë përgjigje për një tender të firmosur nga vetë dora e saj. Në komunikimin që pati me gazetarin e “Piranjave”, Freard Rista, zonja Bufi iu shmang të gjjitha pyetjeve lidhur me tenderin e çuditshëm, duke u justifikuar me frazat “nuk e mbaj mend, nuk më kujtohet, vuaj nga humbja e kujtesës”.  

Freardi: Në fund të janarit keni shpallur një tender për blerjen e 3 luleve smart dhe ndërtimit të një stacioni elektrik.

Kryetarja: Nuk kam informacion. Nuk më kujtohet. Sepse ne bëjmë shumë, kemi bërë shumë prokurime dhe nuk e mbaj mend, s’më kujtohet kjo gjë.

Freardi: Cila është nevoja e qytetit për këto 3 lule smart që prodhojnë energji diellore duke qenë se llogaritë tona dalin me humbje?

Kryetarja: E kam kujtesën e dobët vuaj nga memoria. Unë vuaj nga memoria, unë si person.

Kryetarja e bashkisë znj.Bufi pretendoi se nuk kishte informacion për këtë tender, dhe se pasi ta merrte informacionin do të shihte edhe mundësinë për të ndërtuar një karburant me taksat e qytetarëve.

Freardi: Pasi të merrni informacionin do ndërtoni dhe një karburant që të mos diskriminoni ata që kanë makina me karburant?

Kryetarja: Do ta shohim, do bëjmë studimin për këtë gjë dhe ta shohim. Nëse nevoja del, po, pse jo?

Me këtë premtim, i rikujtojmë kryetares së Bashkisë së Roskovecit se institucioni që ajo administron prej 10 vitesh tashmë, është një nga bashkitë të cilat Ministria e Financave i klasifikon në listën e njësive vendore me “probleme financiare” për shkak të borxheve të larta që ka ndaj palëve të treta. Kjo njësi klasifikohet në grupin e tretë të bashkive sa u takon numrit të banorëve, duke u listuar si një njësi e vogël ku të ardhurat sigurohen kryesisht nga taksa e pasurisë. E ndodhur në këto kushte, me vështirësi financiare për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe me ndihmë nga qeveria qëndrore, logjikisht bashkia Roskovec duhet që të përqëndrojë shpenzimet e saj në plotësimin e nevojave të komunitetit dhe nxitjen e ekonomisë së zonës!

Por jo, nuk ndodh kështu!

Roskoveci bën pjesë në listën e bashkive me densitet të ulët biznesi, të cilat për pasojë tregojnë edhe një varësi më të lartë nga ndihma ekonomike në krahasim me bashkitë e tjera. Referuar raportit të Ministrisë së Financave për vitin 2023, 47% e buxhetit të Bashkisë shkon për shpenzimet e personelit. Nga viti 2022 në vitin 2023, shpenzimet për personelin u rritën me 19% ndërsa sa i takon shpenzimeve për investime, ato u ulën me 37%. Dhe në këtë situatë që ndodhet kjo Bashki, gjen fonde, plot 112 mijë e 500 euro për të ndërtuar stacion privat për karikimin e makinave???/Piranjat.al

majlinda bufi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë