LIVE UPDATES
Politike

"Edhe Ambasada Amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë për artin!" Arrestimi i Veliajt/ Gazetari: "Rastësitë" magjike të grantit që shkon ku duhet

Mes ironisë gazetari shkruan se edhe Ambasada Amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë për artin ose për “shoqërinë civile” të përzgjedhur me pincetë, duke shpërndarë fonde për OJF-të e duhura që drejtoheshin de facto nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

13 Shkurt 2025, 10:44 Nga M.B
"Edhe Ambasada Amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë
Çifti

TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë postim në rrjetet sociale ku flet për grantin e Ambasadës Amerikane në Tiranë të dhënë për aktivitetet që do të duhej të organizonin qendrat kulturore të Ajola Xoxës. Mes ironisë gazetari shkruan se edhe Ambasada Amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë për artin ose për “shoqërinë civile” të përzgjedhur me pincetë, duke shpërndarë fonde për OJF-të e duhura që drejtoheshin de facto nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vezaj shkruan se në dokumentin 366-faqësh të gjykatës për masat e sigurisë ndaj Veliajt, Xoxës dhe disa biznesmenëve “dashamirës” të artit modern, shfaqet një detaj i shkëlqyer, sipas tij: OJF-ja BYL-A ka marrë një grant prej 18 mijë dollarësh nga ambasada amerikane dhe ka realizuar një aktivitet të vetëm.

Lidhur me rastin, Vezaj shtron disa pyetje: A i ka verifikuar ndonjëherë USAID apo ambasada këto fonde, apo e lanë të rridhte si çdo projekt “të suksesshëm” që promovojnë me konferenca plot fjalë boshe? Kush e firmosi këtë grant? Apo mjaftonte të vinte vula magjike dhe, hop, 18 mijë dollarë shkonin drejt destinacionit të “shpresës dhe ndryshimit”? Mos vallë punonjësit e USAID-it janë aq të zënë duke dhënë leksione për “demokracinë” dhe “luftën kundër korrupsionit,” saqë nuk kanë kohë të shikojnë faturat e aktiviteteve fantazmë?

POSTIMI:

Nëse mendonit se vetëm biznesmenët e ndërtimit kishin “detyrimin moral” për të blerë pikturat (apo skicat e klasës së parë) të Ajola Xoxës për të siguruar ndonjë leje ndërtimi në Tiranën e betonizuar, naiviteti juaj është për t’u admiruar! Siç duket, edhe ambasada amerikane dhe USAID kanë një sy të hollë për artin… ose më saktë, për “shoqërinë civile” të përzgjedhur me pincetë, duke shpërndarë fonde për OJF-të e duhura – dhe ç’rastësi e bukur! – ato drejtoheshin de facto nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në dokumentin 366-faqësh të gjykatës për masat e sigurisë ndaj Veliajt, Xoxës dhe disa biznesmenëve “dashamirës” të artit modern, shfaqet një detaj i shkëlqyer: OJF-ja BYL-A ka marrë një grant prej 18 mijë dollarësh nga ambasada amerikane dhe ka realizuar… një aktivitet të vetëm! Për të tjerat? Vetëm disa fatura fiktive dhe një transparencë po aq e pastër sa Lana pas një rrebesh shiu.

Dhe ja ku nis misteri i vërtetë! A i ka verifikuar ndonjëherë USAID apo ambasada këto fonde, apo e lanë të rridhte si çdo projekt “të suksesshëm” që promovojnë me konferenca plot fjalë boshe? Kush e firmosi këtë grant? Apo mjaftonte të vinte vula magjike dhe, hop, 18 mijë dollarë shkonin drejt destinacionit të “shpresës dhe ndryshimit”? Mos vallë punonjësit e USAID-it janë aq të zënë duke dhënë leksione për “demokracinë” dhe “luftën kundër korrupsionit,” saqë nuk kanë kohë të shikojnë faturat e aktiviteteve fantazmë?

Dhe më e bukura? Si ka mundësi që prej vitesh, të njëjtët njerëz kontrollojnë fondet e USAID në Tiranë dhe i shpërndajnë gjithmonë në të njëjtat duar? A ndodh kjo sepse kanë zbuluar ndonjë formulë sekrete, apo thjesht e dinë mirë se si funksionon loja?

Në gjithë këtë histori, një gjë është e qartë si drita e diellit: kur bëhet fjalë për grantet e USAID, disa individë në Tiranë kanë gjetur çelësin e artë. Dhe magjia e vërtetë? Ky çelës hap gjithmonë të njëjtën derë. Ndoshta në vend që të mbajnë fjalime për integritetin dhe transparencën, diplomatët tanë mund të fillojnë duke bërë një auditim serioz… ose të paktën të ndryshojnë skenarin, se ky film po bëhet tepër i parashikueshëm.

flmaur vezaj

Sondazh

Poll
Politike 13 Shkurt 2025, 10:13 N.F

Nis seanca e sotme plenare në Kuvend

Spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nisi seancën duke lexuar rendin e dit&e...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit