30 Tetor 2025, 20:49
Nga E. D

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkak të provave të shumta që, sipas tij lidhin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Lideri o opozitës theksoi gjithashtu se në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza dhe mundet edhe vetë McGonigali.
"Duartrokitjet tuaja janë një histeri kolektive, asgjë më shumë. Por unë do t’u them shqiptarëve se ne kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington, emri i Edi Ramës citohet, lakohet 13 herë në 13 pika.
Se në dosjen e gjykatës në Uashingotn, emri i Edi Ramës lakohet si personi që korruptoi McGonigalin dhe se gjykatësi i Uashingtonit thotë, njeriu i ngarkuar për të mbrojtur kombin nga korrupsioni, u korruptua vetë nga fuqia e huaj. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se ky njeri u mor me hetime mafioze, mori Tom Doshin dhe Durim Bamin në Vjenë me avion të posaçëm, shoqëruar nga ministër.
Në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza, dhe mundet edhe vetë McGonigali. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se agjenti i sigurimit sekret, ish-këshilltari i Edi Ramës, nga zyra e tij mori 225 mijë dollarë dhe ia dha atij. Në dosjen e gjykatës thuhet se në vitin 2020, gjykatësi i Uashingtonit urdhëroi regjistrimin e të gjithë korrespondencës së Edi Ramës dhe ministrave të tij për efektin e korruptimit të McGonigal.
Në dosjen e gjykatës thuhet se McGonigal u morën me çështje të reformës, se e bënë qytetar nderi këtu dhe aty, me radhë e me radhë. Pra, dhe këto qenkan veprime të pafajshme. Po ti po të flasësh me mendtë e tua, nuk e thua kurrë këtë. Por ti nuk flet kurrë me mendtë e tua. Janë të gjitha këto fakte. Dhe se kompania që iu hoq licenca, arriti të gjobisë Shqipërinë 40 milionë euro. Dhe se kompania që mori licencën, ishte e lidhur me Oleg Deripaskën," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 Tetor 2025, 20:48
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi mazhorancën se po bllo...
Politike
30 Tetor 2025, 20:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën e fundit ...
Politike
30 Tetor 2025, 20:29
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend se Kryeministri Edi...
Politike
30 Tetor 2025, 20:18
E. D
pamje nga kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra dhe batuta. Akuzat e Kreut të Pa...
Politike
30 Tetor 2025, 20:08
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zë...
Politike
30 Tetor 2025, 20:07
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit u shpreh se zyrtarët dërgojnë emisarët e ty...
Politike
30 Tetor 2025, 19:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk mund të flitet për drejtësi, kur zbard...
Politike
30 Tetor 2025, 19:54
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal ...
Politike
30 Tetor 2025, 19:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se shqiptarët presin 16 vite për një proces g...
Politike
30 Tetor 2025, 19:24
E. D
Anisa Ibraj
TIRANË- Koordinatorja e Partisë së Lirisë, njëherazi edhe këshilltare në këshillin bashkiak në Dur...