Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shton se ky process ka hyrë në histori gjithashtu për shkak të presionit që sipas Berishës është ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla. Në një postim në Facebook, Berisha bën me dije se me ambasadorin Balla ka diskutuar gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend. Kreu i PD-së thotë se e ka informuar ambasadorin për procesin e vulës së selisë blu në Gjykatën e Apelit, që e konsideron farsë dhe të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
Ai shton se ky process ka hyrë në histori gjithashtu për shkak të presionit që sipas Berishës është ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Berisha e mbyll postimin me një falenderim për kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Postimi:
Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T.Z. Lorant Balla. Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend. Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Pavarësisht këtij konteksti i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare. Gjeta rastin ta falënderoj gjithashtu në emër të Partisë Demokratike, për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai ka qenë dhe mbetet një mbështetës i pakursyer i Partisë Demokratike dhe kauzave tona konservatore, në promovimin e vlerave më të drejta kombëtare dhe të familjes. Takimi ishte i hapur. sb
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, të cilës i ka dhuruar dy shaj...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve u diskutua projektligji i propozuar nga Partia Demokratike. Deputeti Oerd&nbs...
Edi Rama dhe Olaf Scholz BERLIN- Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Gjermaninë më 7 mars, për të zhvilluar një takim ...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton të jetë ende në krye të Partisë Demokratike ...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Enkelejd Alibeaj ka ...
Pamje nga mbledhja TIRANË- Zbulohet lista e plotë e deputetëve që po marrin pjesë në takimin e thirrur nga Enkelejd Alib...
Xhelal Mziu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mziu...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët e zgjedhur në primaret e organizuara nga...
Xhelal Mziu dhe Sali Berisha TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt po zhvillon një mbledhje pas vendimet të gjykatës që iu riktheu vu...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pak para takimit që po zhvillon Enkelejd Alibeaj tha se PD duhet t&eum...