LIVE UPDATES
Politike

Çfarë humbi Rama me angazhimin në politikë? Kryeministri e zbulon: Angazhimi kërkon sakrifica, por gjithçka që jap është...

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama ka theksuar se angazhimi në politikë kërkon domosdoshmërisht sakrificën e një pjese të lirive, pasi roli politik vendos kufij që nuk mund të tejkalohen.

18 Dhjetor 2025, 21:39 Nga M.L
Çfarë humbi Rama me angazhimin në politikë? Kryeministri e
Edi Rama

TIRANAKryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën e tij personale. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama ka theksuar se angazhimi në politikë kërkon domosdoshmërisht sakrificën e një pjese të lirive, pasi roli politik vendos kufij që nuk mund të tejkalohen.

Rama ka shpjeguar se një nga pasojat e këtij angazhimi është humbja e mundësisë për të vepruar krejtësisht sipas dëshirës personale, duke dhënë si shembull kohën kur ishte i lirë të kalonte pushime apo të vepronte pa u ndikuar nga pritshmëritë e të tjerëve.

Kryeministri ka shtuar se kufizimet që lidhen me angazhimin politik nuk mund të perceptohen si humbje, sepse ato janë zgjedhje të ndërgjegjshme. Sipas tij, ato që ka dhënë për të ushtruar detyrën në shërbim të interesit të përbashkët dhe për të tjerëve janë kthyer në rezultate konkrete, dhe kjo e bën të vlefshme çdo sakrificë të bërë gjatë rrugës së tij politike.

Intervista u ndal tek episodi nga e kaluara e Ramës, duke përmendur publikimin e një fotografie të tij nudo nga plazhi vite më parë.

Edi Rama: Në momentin kur njeriu angazhohet në politikën e përditshme patjetër që ka marrë përsipër të negociojë edhe dimensionin e lirisë së vet sepse është vetë ky angazhim që të vendos disa kufij që ti duhet t’i mbash parasysh dhe që nuk mundet dot t’i kapërcesh nëse do që t’i qëndrosh këtij angazhimi dhe natyrisht edhe për hir të të tjerëve sepse në momentin që je një individ i lirë në hapësirë, ti nuk i jep llogari askujt as çfarë thua, as çfarë bën, as ku shkon, as si të pëlqen ta bësh plazhin meqë ra fjala.

Blendi Fevziu: Meqë ra fjala si i angazhuar nuk e bën dot atë që bëre në plazh para se të angazhoheshe?

Edi Rama: Atë dhe shumë gjëra të tjera. Kur je dhe një njeri i lidhur në një kontratë me të tjerë sepse ka njerëz që të kanë besuar, të kanë votuar.

Blendi Fevziu: Kjo humbje është e vullnetshme apo e pavullnetshme?

Edi Rama: Je patjetër i vetdijshëm që në momentin që nëse do në atë “kostum” të ri të kesh sukses duhet që të vësh disa kufij përtej të cilave nuk mund të shkosh.

Blendi Fevziu: Çfarë mendon ti që ke humbur nga liria jote me koshiencë për hir të angazhimit politik dhe shërbimit ndaj partisë, qeverisë etj. Kush janë dimensionet që të mungojnë sot si një njeri normal?

Edi Rama: Nuk e perceptoj si humbje për sa kohë e kam zgjedhur lirisht sepse nuk ma ka vënë njeri me detyrim dhe e dyta për sa kohë unë besoj se ajo çka kam dhënë nga vetja për të bërë këtë punë është përkthyer në shumëçka që kam mundur të bëj në interesin e përbashkët dhe për të tjerë./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet